Europa

Bradshaw: Rusia mund të pushtojë territore të Aleancës Atlantike

Rusia mund të provojë të pushtojë territore që i përkasin shteteve të NATO-s duke përbërë gjithashtu një kërcënim ekzistencial, deklaroi dje zëvendëskomandanti i Aleancës Atlantike në Evropë, Adrian Bradshaw.

gjeneralGjenerali, Adrian Bradshaw u shpreh ndërkohë që Franca dhe Gjermania kërkuan dje garanci për aplikimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës ku separatistët prorusë po përballen me forcat e ushtrisë ukrainase.

”Trupat e ushtrisë ruse janë vendosur në lindje të Ukrainës”, konfirmoi gjenerali Bradshaw në një fjalim për grupin londinez ”Royal United Services Institute” duke nënvizuar kërcënimin që përbën situata aktuale për NATO-n.

“Rusia mund të besojë se forcat konvencionale të përmasave të mëdha që ka mundur të mobilizojë në një kohë kaq të shkurtër mund të përdoren  në të ardhmen jo vetëm për të trembur apo detyruar një shtet, por gjithashtu për të pushtuar territore të vendeve të NATO-s”, shtoi Bradshaw.

Më herët, ish-sekertari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen kishte deklaruar për të përditshmen angleze “Daily Telegraph” se Rusia mund të ndërhyjë në shtetet Balltike për të testuar kapacitetin e reagimit mbrojtës të NATO-s.

Edhe ministri britanik i Mbrojtjes kishte deklaruar gjithashtu këtë javë për gazetarët se një rrezik real peshonte mbi Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, tre shtete balltike, anëtare të NATO-s.

Aleanca Atlantike vendosi në fillim të muajit shkurt për të riforcuar mbrojtjen në pjesën lindore duke krijuar një forcë të re prej 5 000 trupash menjëherë të mobilizueshme dhe gjashtë qendra komandimi në Evropën lindore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button