🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,768 ▲ +0.24% ETH $1,766 ▲ +0.16% XRP $1.1358 ▼ -1.28% SOL $80.9000 ▼ -0.8%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Politika

Lamallari publikon pamjet nga Komisariati nr. 3: Dhuna ndaj institucioneve nuk ka vend në Shqipërinë europiane

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga Komisariati nr. 3 në Tiranë, ku një ditë më parë disa protestues kanë thyer xhamat e godinës dhe kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa kërkonin lirimin e personave të ndaluar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit.

Lamallari e cilësoi ngjarjen si pasojë të një cikli dhune të ushqyer, sipas tij, nga retorika e papërgjegjshme dhe nxitja e urrejtjes në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale.

Ministri thekson se një dhunë dhe urrejtje e tillë nuk ka vend në një Shqipëri europiane.

“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’, por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin, përplot me profile të hapura rishtazi dhe të shumëfishuara nga zyra gjetkë, të ndihmuar nga algoritmi dhe të shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simbolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë europiane. Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare ‘Shqipëria 2030’ dhe asgjë nuk na ndal”, shkruan Lamallari.

Protesta e 2 korrikut para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa disa persona u shoqëruan pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronës publike.

Ata kanë dalë ditën e sotme para gjykatës ku pritet të njihen me masat e sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.