☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 52,267 ▼0.4%
NASDAQ 26,184 ▼1.38%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,034 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.67% ETH $2,352 ▲ +0.74% XRP $1.2978 ▼ -1.14% SOL $101.7400 ▲ +0.7%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë publike të dhënat paraprake të raportit mbi kriminalitetin për 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke theksuar se Shqipëria ka arritur nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, si rezultat i reformave të ndërmarra, forcimit të Policisë së Shtetit dhe investimeve në siguri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari thekson se grafiku krahasimor i vrasjeve me dashje nga viti 2005 deri në vitin 2026 dëshmon transformimin e thellë të parametrave të rendit dhe sigurisë në vend.

“Nga një mesatare prej 49 vrasjesh me dashje në dekadën 2005–2014, sot kemi zbritur në vetëm 18 raste, në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që mesatarja për dekadën e fundit është më shumë se përgjysmuar në 23.4 raste,” thekson Lamallari.

Ministri nënvizon se këto rezultate nuk janë rastësi, por fryt i reformave të qeverisë shqiptare, mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit dhe vendosmërisë për të luftuar kriminalitetin.

“Shqipëria në nivelin më të ulët të vrasjeve

“Kurrsesi që kjo nuk është rastësi, por rezultat i reformave të qeverisë shqiptare, përfshi mbështetjen dhe rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, investimeve që ne kemi bërë dhe vendosmërisë për të mos u zmbrapsur në luftën me kriminalitetin,” thekson ai.

Duke folur për projektin “Smart City”, Qendra e Komandimit dhe Kontrollit të të cilit u hap një ditë më parë, Lamallari deklaron se integrimi i inteligjencës artificiale, kamerave inteligjente dhe sensorëve të avancuar për zbulimin e të shtënave me armë zjarri do ta çojë vendin në një fazë të re të parandalimit dhe goditjes së krimit.

“Përmes teknologjisë, inovacionit dhe forcimit të institucioneve të zbatimit të ligjit, po krijojmë standarde sigurie të denja për një vend anëtar të familjes europiane, sikundër Shqipëria do të jetë brenda vitit 2030,” përfundon postimin, ministri i Punëve të Brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.