🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.77 ▲4.46%
ARI 4,023 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $64,125 ▼ -0.11% ETH $1,844 ▼ -1.78% XRP $1.0894 ▼ -0.66% SOL $75.1200 ▼ -1.12%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.77 ▲4.46 % ARI 4,023 ▲0.77 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.77 ▲4.46 % ARI 4,023 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Lame: Ndryshon ligji. Askush nuk mund të nxirret nga banesa pa dëmshpërblim

Kreu i Kadastrës, Artan Lame raportoi sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me pr/ligjin “Mbyllja e proceseve kalimtare të pronësisë”, i cili sipas tij është më social, pa nxjerrë në mes të katër rrugëve njerëzit që e kanë një shtëpi, pavarësisht se jo të legalizuar.

“Është një sukses i qeverisë ai i legalizimeve, ndërsa shoqëria është ndërgjegjësuar, që s’mund të vazhdohet më me ndërtime të tjera pa leje. Ligji i ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit, sigurisht në ato zona ku nuk është mbyllur. Ligji i ri thoshte se objektet që nuk legalizohen prishen, ndërsa tani zgjidhja që gjen ky ligj është social, askush që ka një banesë nuk mund të nxirret pa marrë një shpërblim qoftë edhe të pjesshëm. Pra, mund të përfitojnë nga banesa sociale, ose mund të futen në skema të caktuara kompensimi”, u shpreh ai.

Sipas Lames, “Procesi tjetër drejt përmbylljes është ai i regjistrimit dhe pajisjes me dokumente pronësie të objekteve të ndërtuara para vitit 1991”.

“Fondi i banesës para ‘91, përfshirë banesa të 1700 apo 1800, por që s’kanë dokumente pronësie. Mjafton t’ju them këtu që në rastin e Thumanës, ato dy pallatet që u shembën, kadastra pati shumë probleme në identifikimin e pronarëve pasi nuk ishin regjistruar në kadastër dhe ZRPP pavarësisht se kishin letra privatizimi. Janë me dhjetëra mijë pallate të tilla të privatizuara pas 91-92”, theksoi kreu i Kadastrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.