🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,482 ▲ +0.11% ETH $2,246 ▲ +1.02% XRP $1.2482 ▲ +0.09% SOL $95.6200 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
La Liga

Lamine Yamal thellon dominimin ndaj Mbappé; “peshorja” shkon në 9-2

Lamine Yamal (19 vjeç) dhe Kylian Mbappé (27 vjeç) kanë krijuar në vetëm dy vite e gjysmë një nga rivalitetet më të përfolura të futbollit modern. Me fitoren e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, bilanci i përballjeve mes tyre ka shkuar në 9 fitore për spanjollin dhe vetëm 2 për francezin.

I vetmi aspekt ku Mbappe kryeson është ai i golave, me 9 realizime kundrejt 7 të spanjollit. Megjithatë, në përballjet me eliminim direkt ose në finale, Lamine Yamal ka triumfuar në 6 raste, ndërsa përjashtimi i vetëm ishte në Champions League me PSG-në, kur kualifikimin e siguroi skuadra e Mbappés.

Përballja e tyre e parë daton në prill 2024, kur Barcelona u ndesh me PSG-në në çerekfinalet e Champions League. Më pas, transferimi i Mbappé te Real Madridi në verën e vitit 2024 e intensifikoi rivalitetin, duke e kthyer çdo “El Clasico” në duel mes dy yjeve.

Fitorja 2-0 e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Botërorit vetëm sa e ka forcuar këtë prirje, duke e shndërruar Lamine Yamal, pavarësisht moshës së re, në një nga kundërshtarët më të vështirë për kapitenin francez në ndeshjet më të mëdha.

Ja të gjitha përballjet mes Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé: 2023-24 (Champions League, çerekfinalja e parë): PSG – Barcelona 2-3 2023-24 (Champions League, çerekfinalja e kthimit): Barcelona – PSG 1-4 (Mbappé 2 gola; Lamine Yamal 1 asist) 2024 (Euro 2024, gjysmëfinale): Spanjë – Francë 2-1 (Lamine Yamal 1 gol; Mbappé 1 asist) 2024-25 (La Liga): Real Madrid – Barcelona 0-4 (Lamine Yamal 1 gol) 2024-25 (Superkupa e Spanjës, finale): Real Madrid – Barcelona 2-5 (Mbappé 1 gol; Lamine Yamal 1 gol) 2024-25 (Kupa e Mbretit, finale): Barcelona – Real Madrid 3-2 (Mbappé 1 gol; Lamine Yamal 2 asiste) 2024-25 (La Liga): Barcelona – Real Madrid 4-3 (Mbappé 3 gola; Lamine Yamal 1 gol) 2025 (Nations League, gjysmëfinale): Spanjë – Francë 5-4 (Lamine Yamal 2 gola; Mbappé 1 gol) 2025-26 (La Liga): Real Madrid – Barcelona 2-1 (Mbappé 1 gol) 2025-26 (Superkupa e Spanjës, finale): Barcelona – Real Madrid 3-2 2026 (Kupa e Botës, gjysmëfinale): Spanjë – Francë 2-0

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.