☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,328 ▼ -0.97% ETH $2,243 ▲ +0.56% XRP $1.2456 ▼ -0.34% SOL $95.6900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Lapaj kërkoi bllokimin e financimit të koncertit të Kanye West, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

Pasi “Shqipëria Bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kanë depozituar kërkesa për shfuqizimin e Aktit Normativ për financimin e koncertiti të Kanye West dhe pezullimin e tij, Gjykatat Kushtetuese njofton se të dyja kërkesat rezultuan të paplota për mungesë dokumentacioni dhe u ka lënë kërkuesve një afat 10-ditor për plotësimin e dosjes. Në të kundërt, kërkesat do të arkivohen.

“Në përgjigje të interesimit tuaj për kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ju njoftoj se në datën 10.07.2026, në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur dy kërkesa me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij.

Gjatë verifikimit paraprak të kërkesave, u konstatua se ato nuk ishin të plota dhe nuk shoqëroheshin me të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Konkretisht, Partia “Shqipëria bëhet” nuk kishte bashkëlidhur aktin e themelimit dhe statutin e partisë, ndërsa Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk kishte paraqitur dokumentacionin që provon statusin e saj juridik, si dhe aktin e përfaqësimit për avokatët e deklaruar në kërkesë.

Për këtë arsye, të dyja kërkesat janë regjistruar si kërkesa të paplota dhe kërkuesve u është kërkuar të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga ligji.

Nëse dokumentacioni nuk paraqitet brenda këtij afati, kërkesat do të arkivohen”, njofton Gjykatat Kushtetuese.

Më herët Kreu i Shqipëria Bëhet kërkoi nga Gjykata Kushtetuese veprime pa vonesa, pasi sipas tij efektet financiare kanë nisur dhe do të jetë shumë vonë për t’i kthyer sërish pas paratë në buxhetin e shtetit. Lapajt tha se cenon dhe barazinë e shtetasve para ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.