☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

LDK kërkon që Kuvendi duhet të konstituohet sonte

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.

Në një deklaratë për media, LDK ka paralajmëruar se mosrespektimi i afatit mund ta çojë vendin drejt, siç e ka cilësuar partia, “paqartësisë kushtetuese” dhe mungesës së legjitimitetit institucional.

“Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Partia ka theksuar se qëndrimi i saj për këtë çështje ka qenë i pandryshuar gjatë gjithë procesit.

“Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar LDK-ja.

Sipas partisë, ky qëndrim është paraqitur edhe në takimet konsultative të zhvilluara për konstituimin e institucioneve, përfshirë takimin e zhvilluar të premten nga kryetari i LDK-së.

LDK ka rikujtuar se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim kushtetues.

“Lidhja Demokratike e Kosovës rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe se respektimi i tyre i plotë është në interes të funksionimit demokratik të Republikës”, thuhet në deklaratë.

Në këtë drejtim, LDK-ja i ka bërë thirrje subjektit të parë parlamentar që të mundësojë vazhdimin e seancës brenda afatit të përcaktuar.

“LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Sipas LDK-së, mosvazhdimi i seancës gjatë së premtes do t’ua pamundësonte deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, ka përfunduar LDK-ja. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.