🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,262 ▲0.74%
DOW 49,716 ▲0.13%
NASDAQ 25,198 ▲1.23%
NAFTA 101.74 ▼3.17%
ARI 4,649 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,730 ▲ +2.98% ETH $2,315 ▲ +2.23% XRP $1.3994 ▲ +2.19% SOL $84.5500 ▲ +1.49%
S&P 500 7,262 ▲0.74 % DOW 49,716 ▲0.13 % NASDAQ 25,198 ▲1.23 % NAFTA 101.74 ▼3.17 % ARI 4,649 ▲0.41 % S&P 500 7,262 ▲0.74 % DOW 49,716 ▲0.13 % NASDAQ 25,198 ▲1.23 % NAFTA 101.74 ▼3.17 % ARI 4,649 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Opinion

Lëreni PD në vetminë e saj

Nga ARTUR AJAZI

Ka vite që po merren me Partinë Demokratike, aq sa nuk janë marrë vetë demokratët. Janë marrë me Lul Bashën, Berishën, rrënimin e asaj partie, janë dhënë analiza dhe leksione se si “ribëhet partia, opozita, hapja e partisë, si shkohet në fitoren e zgjedhjeve, si zgjidhet kryetari, si zbatohet statuti”, etj….Unë mendoj se, duhet lënë ajo parti në vetminë e saj. Duhet lënë në “grazhdin” e saj, pasi është zhgënjim dhe dështim verbal dhe moral, të merresh me një parti që, u ngrit nga idealistët, progresistët, nga vlerat dhe kontributet e studentëve të Dhjetorit 1990, dhe sot vegjeton mbi represionin dhe dëshirat e një njeriu. Lëreni PD, të mos bëjë as zgjedhje në degët e saj, as zgjedhje në kryesinë e saj, as zgjedhje në strukturat e saj, pasi zgjedhja më e mirë e saj, mbetet vetëm Sali Berisha. Ata me Berishën (ata që ai ka mbajtur dhe pasuruar) janë gati të shkojnë në humnerë, pasi nuk duan as pushtet, as ide, as programe, as të rinj, por duan vetëm “liderin historik”. Lëreni PD, lëreni atë parti të kullandriset me “historinë emrin dhe figurën” e Berishës. Ata edhe bukën nuk e hanë pa përmendur emrin e tij, as kafenë e mëngjesit nuk e konsumojnë pa përmendur emrin e tij. Ajo parti sot, gjendet pa mbështetës, dhe kjo mjafton të lëshosh alarmin. Ajo parti gjendet sot, pa një alternativë bindëse, e cila ti bëjë shqiptarët ta votojnë. Ajo parti sot gjendet më e izoluar se kurrë, sepse nuk ka ndryshuar asgjë qysh nga 1992. Atje të duket vetja sikur je 35 vite mbrapa, pasi dhe se e ardhmja sërish i takon Berishës. Ndaj, si mund të merresh akoma me një parti private. Ajo sot quhet “sh.p.k.” dhe jo forcë e hapur politike. Më e rëndësishme mbetet fakti se, lidershipi i asaj partie, akoma dhe sot, nuk ka dënuar moralisht të paktën, shkaktarin kryesor të rrënimit politik, dhe distancimit që elita intelektuale i ka bërë thirrje dhe “ftesave” për tu bërë pjesë e saj. Ka gjëra edhe më të rëndësishme, edhe më jetike, që shqiptarët i motivon, për të parë nga e ardhmja, ndaj lëreni PD në vetminë e saj. Eshtë e vetmja rrugë që ka zgjedhur për të bërë politikë, dhe për të qenë gjithmonë humbëse e fushatave elektorale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.