🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

LETONI – 15 migrantë ndalohen pas zbulimit të një tuneli nëntokësor në kufirin me Bjellorusinë

RIGA, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet e Letonisë kanë zbuluar një tunel nëntokësor pranë kufirit me Bjellorusinë, i cili dyshohet se mund të përdorej nga migrantët për të hyrë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian.

Tuneli u gjet pranë pikës së mbyllur kufitare Silene, rreth 10 metra nga gardhi kufitar.

Ministri i Brendshëm letonez, Janis Dombrava, tha se ky është tuneli i parë i këtij lloji i zbuluar në Letoni.

Policia, ushtria dhe rojat kufitare nisën kontrolle të tjera me pajisje elektronike për të zbuluar kalime të mundshme nëntokësore.

Në javët e fundit, tunele të ngjashme janë zbuluar edhe përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Tuneli u zbulua gjatë hetimit të itinerarit të ndjekur nga një grup migrantësh të ndaluar pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas autoriteteve, 15 persona u arrestuan.

Deri tani, migrantët kishin tentuar të kalonin kryesisht duke kapërcyer gardhin, duke përdorur prerëse metali dhe shkallë të improvizuara.

Letonia, së bashku me Lituaninë dhe Poloninë, akuzon Bjellorusinë se po sjell në mënyrë të qëllimshme migrantë nga rajone të prekura nga krizat drejt kufijve të BE-së.

Për të forcuar kontrollin, Letonia ka nisur një operacion të ri përgjatë kufirit lindor, ku do të përdoren më gjerësisht dronët për zbulimin e kalimeve të paligjshme./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.