🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.43 ▲2.35%
ARI 4,110 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,296 ▼ -0.64% ETH $2,429 ▼ -0.68% XRP $1.3411 ▲ +0.36% SOL $104.4300 ▼ -1.77%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.43 ▲2.35 % ARI 4,110 ▼0.96 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.43 ▲2.35 % ARI 4,110 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

LETONI – Lista e Bashkuar kryeson zgjedhjet me rezultat rekord

RIGË, 5 tetor /ATSH-DPA/- Aleanca Lista e Bashkuar, e drejtuar nga kryeministri Andris Kulbergs, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Letoni, duke shënuar rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë nga një forcë politike në vend, që prej rikthimit të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit, Komisioni Zgjedhor në Riga bëri të ditur se “Lista e Bashkuar” ka siguruar 41 nga 100 vendet në parlament. Sipas të dhënave zyrtare, ky është rezultati më i mirë zgjedhor i regjistruar nga një parti në Letoni që nga viti 1991.

Kulbergs falënderoi votuesit për besimin dhe mbështetjen e tyre. Në një videomesazh të publikuar në platformën X, ai tha se do ta përmbushte përgjegjësinë që i ishte besuar me seriozitetin dhe angazhimin maksimal.

Megjithatë, pjesëmarrja në zgjedhjet e zhvilluara të shtunën ishte vetëm 51,8%, sipas të dhënave fillestare, duke shënuar nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në një zgjedhje parlamentare në historinë e Letonisë.

Sociologët e lidhin këtë pjesërisht me mungesën e besimit te partitë politike. Një pjesë e votuesve mund të kenë pasur gjithashtu bindjen se nuk kishin ndikim real mbi vendimmarrjen politike.

Dy forca populiste u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, me një diferencë të konsiderueshme nga “Lista e Bashkuar”.

Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë ku çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikave sociale ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve.

Partia “Letonia e Para” siguroi 17 vende, duke u bërë forca e dytë më e madhe në parlament, ndërsa “Fuqia Sovrane” mori 15 vende. Të dyja partitë patën rezultate veçanërisht të mira te votuesit e pakicës rusishtfolëse dhe shënuan rritje të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Nga tre partnerët e mëparshëm të koalicionit të Kulbergs, vetëm dy arritën të sigurojnë vende në parlament: Aleanca Kombëtare, me 10 vende, dhe “Uniteti i Ri”, një forcë liberale-konservatore, me 7 vende.

Bashkimi i të Gjelbërve dhe Fermerëve nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor prej 5%, ndërsa Progresistët, një forcë e orientuar nga e majta, morën 10 vende. Në total, në parlament do të përfaqësohen gjashtë forca politike.

“Lista e Bashkuar” deklaroi se fillimisht do të përpiqet të zhvillojë negociata për krijimin e qeverisë me partnerët e saj të mëparshëm të koalicionit.

Të treja forcat kanë një qëndrim të qartë pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe mbështesin Ukrainën. Nëse bashkohen, ato do të kontrollonin 58 nga 100 vendet në parlament.

Kulbergs përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me dy partitë populiste.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, i cili duhet të japë mandatin për formimin e qeverisë së re, ka planifikuar të takohet sot me përfaqësuesit e partive që kanë fituar vende në parlament.

Në zgjedhjet në këtë vend baltik, që kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe ka rreth 1,9 milionë banorë, garuan gjithsej 14 parti dhe aleanca zgjedhore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.