☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,611 ▲0.69%
NAFTA 97.00 ▼6.84%
ARI 3,974 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,455 ▼ -0.77% ETH $2,270 ▲ +0.12% XRP $1.2500 ▲ +0.06% SOL $93.5200 ▼ -1.22%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

LETONI – NATO mobilizon 3 000 ushtarë, në manovrat më të mëdha pranë Rusisë dhe Bjellorusisë

RIGA, 2 nëntor /ATSH-DPA/- NATO po zhvillon në Letoni manovrat më të mëdha të organizuara ndonjëherë për dislokimin e një brigade shumëkombëshe, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës, pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në manovrat ushtarake, të koduar “Resolute Reforger 2026”, marrin pjesë rreth 3 000 ushtarakë dhe 1 000 mjete e pajisje ushtarake.

Manovrat nisën më 26 tetor dhe do të zgjasin deri më 8 nëntor. Ato zhvillohen në pjesën lindore të Letonisë, në zona që përfshijnë disa rajone pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Deri më 2 nëntor, trupat dhe pajisjet ushtarake do të zhvendosen nga bazat ushtarake Adazi dhe Ceri drejt zonave ku zhvillohen stërvitjet, përmes rrugëve tokësore dhe hekurudhave.

Aktivitetet ushtarake përfshijnë rajonet Ogre, Jēkabpils, Aizkraukle, Daugavpils, Alūksne, Balvi, Gulbene, Madona, Rēzekne dhe Augšdaugava.

Gjatë manovrave, ushtarët do të ushtrojnë mënyrat e zhvendosjes së shpejtë të trupave në distanca të largëta, furnizimin me pajisje dhe materiale të nevojshme, drejtimin e operacioneve ushtarake dhe komunikimin ndërmjet njësive.

Një tjetër objektiv është forcimi i bashkëpunimit mes brigadës shumëkombëshe të NATO-s dhe Forcave të Armatosura Kombëtare të Letonisë.

Komandanti i brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, koloneli David Brassard, tha se manovrat synojnë të provojnë aftësinë e trupave, për t’u zhvendosur në distanca të largëta, për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe për të ruajtur komunikimin dhe koordinimin gjatë operacioneve.

Ai theksoi se mbrojtja e Letonisë kërkon që trupat aleate të jenë në gjendje të veprojnë edhe jashtë bazave të tyre ushtarake, duke bashkëpunuar me forcat vendase dhe duke ruajtur lidhjet mes njësive të shpërndara në terren.

Nga 4 deri më 8 nëntor, trupat do të përqendrohen në pastrimin e zonave të përdorura gjatë manovrave dhe më pas do të kthehen në bazat e tyre ushtarake.

Sipas autoriteteve letoneze, këto manovra përfaqësojnë stërvitjen më të madhe të zhvilluar deri më tani nga Brigada Shumëkombëshe e NATO-s në Letoni për dislokimin e forcave ushtarake.

Manovrat zhvillohen në një periudhë kur vendet baltike, përfshirë Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse përballë shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Rusinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.