☁️
Tiranë 24°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,753 ▲1.34%
DOW 51,998 ▲0.61%
NASDAQ 27,042 ▲1.96%
NAFTA 91.52 ▼4.75%
ARI 4,382 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,085 ▲ +5.91% ETH $2,765 ▲ +4.85% XRP $1.4917 ▲ +5.97% SOL $117.8000 ▲ +7.04%
S&P 500 7,753 ▲1.34 % DOW 51,998 ▲0.61 % NASDAQ 27,042 ▲1.96 % NAFTA 91.52 ▼4.75 % ARI 4,382 ▼0.98 % S&P 500 7,753 ▲1.34 % DOW 51,998 ▲0.61 % NASDAQ 27,042 ▲1.96 % NAFTA 91.52 ▼4.75 % ARI 4,382 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Me një ekip të përbashkët mbrojtës, shteti do të kishte bërë më shumë për katërshen e UÇK-së në Hagë

I pyetur gjatë vizitës në SHBA për strategjinë në Apel, kryeministri tha se ishte e vështirë për qeverinë të angazhohej me katër ekipe të ndryshme mbrojtëse

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, është pyetur nga një studente shqiptare se cila është strategjia e shtetit të Kosovës për Apelin në Gjykatën Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, pas dënimit të tyre me 81 vjet burgim në shkallën e parë.

Kurti është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë ekipet mbrojtëse në Apel, por ka theksuar se shteti do të kishte bërë më shumë po të kishte pasur një ekip të vetëm mbrojtës për të katërtin. “Shteti i Kosovës mund të kishte bërë më shumë nëse do të kishte pasur një ekip të përbashkët për të katër liderët e UÇK-së. Por nuk ndodhi kështu”, tha ai.

Kryeministri shpjegoi se secili prej liderëve mori avokatin dhe ekipin e vet mbrojtës — katër ekipe të ndryshme — dhe se “është goxha e vështirë për Qeverinë të angazhohet kur ke katër ekipe të ndryshme”.

Kurti tha se ai vetë nuk e kishte njohur as gjykatën e Serbisë e as atë të UNMIK-ut kur ishte gjykuar, por avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin një qëndrim tjetër: mendonin se duke punuar ngushtë me Dhomat e Specializuara do të arrinin një rezultat pozitiv.

Studentja Anisë Murseli përmendi shembullin e Kroacisë në vitin 2011, kur gjenerali Ante Gotovina u dënua me 24 vjet burgim dhe qeveria kroate rriti mbështetjen financiare, kreu kërkime akademike mbi aktgjykimin dhe u angazhua si mike e gjykatës. Ajo theksoi se në rastin e Kosovës disa avokatë u tërhoqën për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga qeveria. Ajo shtoi se kanë kaluar vetëm katër ditë nga aktgjykimi, në Prishtinë ka protesta dhe njerëzit janë shumë të shqetësuar për situatën.

Burimi: KosovaPress, Radar Report

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.