Kronika
Liçencat televizive, AMA bllokon politikisht dhënien për TCH, Klan e DigitAlb
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bllokuar këtë të hënë, me një pretekst teknik, dhënien e liçencave për televizionet më të rëndësishme në vend, mes të cilëve Top Channel dhe DigitAlb e SuperSport.
Ka qenë sërish një votë e ndarë qartazi politikisht ajo që ka përcaktuar vendimin e AMA-s, një përsëritje fatkeqësisht e viteve 2005-2008, kur ishte vota politike që pengoi dhënien e liçencës së merituar për transmetimet kombëtare për Top Channel.