🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 97.02 ▼14.1%
ARI 4,838 ▲3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,282 ▲ +3.96% ETH $2,232 ▲ +6% XRP $1.3710 ▲ +4.07% SOL $84.4400 ▲ +5.89%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.02 ▼14.1 % ARI 4,838 ▲3.27 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.02 ▼14.1 % ARI 4,838 ▲3.27 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ligji i ri i qeverisë, Shqipëria do të presë emigrantët e huaj në rast të një “dyndje” në Evropë

Një pr.ligj i ri është dërguar së fundmi në Kuvend, i cili shërben si kuadër i ri ligjor për të strukturuar më tej luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit të instancave të vendit tonë me shtetet në BE dhe gjithashtu, opëracioneve të përbashkëta.

Sipas relacionit shpejgues, me anë të kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar si dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit në lidhje me menaxhimin e kufijve.

“Kjo  marrëveshje  do  t’i  hapë  rrugë  bashkëpunimit  në  fushat  e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit, kërkimit, zhvillimit të projekteve pilot, dhe operacioneve të përbashkëta.”-thuhet në relacion.

Ky projektligj është risi në korpusin e brendshëm ligjor, pasi nuk ka pasur rregullim ligjor specifik, të mëparshëm, sipas objektit të kësaj marrëveshjeje për palët nënshkruese.

Një pikë  e rëndësishme që duhet theksuar në ndryshimet e parashikuara në ligj, është gaditshmëria që Shqipëëria duhet të ofrojë në rast fluksi migrator, për të qenë një vend pritës.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, “Mbi kryerjen e aksioneve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”” është planifikuar në programin analitik të projektakteve për Ministrinë e Brendshme, për vitin 2018, por që diskutimi do të nisë këtë fillimvit.

Kjo marrëveshje synon, sipas shpjegimeve përkatëse:

– rritjen e nivelit të bashkëpunimit të vendit tonë me vendet e BE-së në kuadrin e menaxhimit të kufijve dhe emigracionit të paligjshëm si dhe gjatë zhvillimit të operacioneve të kthimit e ripranimit;

– pjesëmarrjen në operacione të përbashkëta dhe trajnime;

– rritjen  e  nivelit  profesional  të  punonjësve  të  policisë  së  shtetit  dhe përcaktimin e detyrave e të kompetencave për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave;

– rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore, të papërballueshme me kapacitetet njerëzore dhe teknike të vendit tonë.

“Bashkëpunimi aktiv me vendet e treta është një element kyç i menaxhimit të integruar evropian të kufijve, i cili realizohet nëpërmjet Agjencisë të Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian.

Kjo agjenci ka si detyrim inkurajimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit teknik dhe operativ ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta. Gjithashtu, agjencia krijon mundësinë e bashkëpunimit me vendet e treta, e cila realizohet nëpërmjet marrëveshjeve specifike të punës.

Agjencia mundëson koordinimin në kuadrin e bashkëpunimit operacional në lidhje me menaxhimin e kufijve të jashtëm ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta. Ajo mund të kryejë aksione në kufijtë e jashtëm, që përfshijnë një ose më shumë shtete anëtare dhe një vend të tretë, i cili është fqinj me, të paktën, një prej këtyre shteteve anëtare. Ky i jep mundësi agjencisë të ndihmojë edhe vendin tonë në menaxhimin e kufijve dhe të flukseve të migracionit.”- thuhet në relacion.

Mësohet se marrëveshja do të zbatohet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbulojë të gjitha aspektet e nevojshme për kryerjen e aksioneve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, që do të zhvillohen në vendit tonë.

– rritjen e nivelit të bashkëpunimit të vendit tonë me vendet e BE-së në kuadrin e menaxhimit të kufijve dhe emigracionit të paligjshëm si dhe gjatë zhvillimit të operacioneve të kthimit e ripranimit;

– pjesëmarrjen në operacione të përbashkëta dhe trajnime;

– rritjen  e  nivelit  profesional  të  punonjësve  të  policisë  së  shtetit  dhe përcaktimin e detyrave e të kompetencave për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave;

– rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore, të papërballueshme me kapacitetet njerëzore dhe teknike të vendit tonë./monitor/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.