🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.77 ▼0.79%
ARI 4,204 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,600 ▲ +0.06% ETH $2,493 ▼ -1.81% XRP $1.3881 ▼ -0.85% SOL $110.1200 ▼ -3.1%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,204 ▲1.14 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.77 ▼0.79 % ARI 4,204 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Arte

Nga sushi te xhudoja, Tirana feston kulturën dhe artin japonez

Tirana do të mirëpresë nga 14 deri më 18 tetor Javën Kulturore Japoneze, një aktivitet që sjell më pranë publikut shqiptar traditat, artin, arkitekturën, gastronominë, kinemanë dhe artet marciale të Japonisë.

Përgjatë pesë ditëve, qytetarët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër elemente të veçanta të kulturës japoneze, përmes një programi të larmishëm që nis me ceremoninë tradicionale të çajit dhe vijon me demonstrime e degustime të kuzhinës japoneze, ekspozita arkitekturore, filma bashkëkohorë dhe aktivitete sportive.

Më 14 dhe 15 tetor do të ketë demonstrime të ceremonisë tradicionale të çajit, ku pjesëmarrësit do të njihen me ritualet, estetikën dhe filozofinë që e karakterizojnë këtë traditë, të shoqëruar me degustim. Aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Albanian Night në Tiranë, me pjesëmarrje përmes regjistrimit paraprak dhe vende të kufizuara.

Më 16 tetor, vëmendja do të përqendrohet te arkitektura dhe gastronomia japoneze. Ekspozita “Mjedisi i Ndërtuar – Një Udhëzues Alternativ për Japoninë”, e organizuar në bashkëpunim me Japan Foundation dhe COD, do t’u ofrojë vizitorëve një këndvështrim ndryshe mbi marrëdhënien mes hapësirave, kulturës dhe jetës së përditshme në Japoni. Po atë ditë, në Albanian Night, do të zhvillohet edhe një demonstrim i kuzhinës japoneze, i shoqëruar me degustim të specialiteteve si Temari Sushi, Uramaki, mini-sanduiçe me Chicken Katsu dhe Fruit Daifuku. Pjesëmarrja në këtë aktivitet do të jetë e kufizuar për 60 persona dhe do të kërkojë regjistrim paraprak.

Kinemaja do të jetë në qendër të programit më 17 tetor, me Ditën e Filmit Japonez në Qendrën e Artit Agimi. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy produksione bashkëkohore, “The Hotel of My Dream” (2024) dhe “Sunset Sunrise” (2025), të cilat sjellin histori dhe personazhe që pasqyrojnë aspekte të shoqërisë dhe jetës në Japoninë e sotme.

Java Kulturore Japoneze do të përmbyllet më 18 tetor në Parkun Olimpik të Tiranës, me Kupën e Ambasadorit në Xhudo dhe Karate. Përmes garave dhe demonstrimit të aftësive sportive, aktiviteti do të përcjellë vlerat e disiplinës, respektit, këmbënguljes dhe frymës sportive, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në traditën e arteve marciale japoneze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.