☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,717 ▲0.33%
DOW 53,457 ▲0.21%
NASDAQ 26,353 ▲0.24%
NAFTA 84.27 ▲0.25%
ARI 4,556 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,342 ▲ +5.59% ETH $2,100 ▲ +9.69% XRP $1.0703 ▲ +6.87% SOL $82.4700 ▲ +6.76%
S&P 500 7,717 ▲0.33 % DOW 53,457 ▲0.21 % NASDAQ 26,353 ▲0.24 % NAFTA 84.27 ▲0.25 % ARI 4,556 ▲3.06 % S&P 500 7,717 ▲0.33 % DOW 53,457 ▲0.21 % NASDAQ 26,353 ▲0.24 % NAFTA 84.27 ▲0.25 % ARI 4,556 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se në selinë blu do të ketë një përfaqësim më të madh të grave dhe të rinjve, si pjesë e procesit të ripërtëritjes së strukturave drejtuese. Duke folur në një lidhje Live për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Zhupa tha se statuti i ri parashikon që të paktën 40% e përfaqësuesve të jenë gra dhe 40% të jenë të rinj, ndërsa lista e paraqitur në Këshillin Kombëtar reflekton këtë qasje të re.

“Me ndryshimet statutore kemi vendosur që të paktën 40 për qind do jenë gra dhe 40 për qind do të jenë të rinj. Lista sot ishte shumë përfaqësuese sa i përket hapjes në këtë drejtim. Të konfigurojmë një PD që të jetë gati me një ekip, për fushatën elektorale, betejat parlamentare, qeveri tranzitore dhe për t’i prirë stinës së protestave,” tha Zhupa.

Ajo e cilësoi procesin aktual si “kapitullin e dytë” të riorganizimit të partisë, duke shprehur bindjen se ndryshimet statutore dhe qasja e kryetarit të PD-së do të ndihmojnë në ndërtimin e një ekipi që i përgjigjet pritshmërive të elektoratit.

“Sot është kapitulli i dytë dhe uroj të jetë me zgjedhje të suksesshme, me një kryesi funksionale. Kam besim të plotë edhe nga ndryshimet statutore dhe qasja që ka ndërtuar kryetari i partisë për të ndërtuar një PD dhe një ekip që i përgjigjet nevojave të elektoratit dhe që është gati të fitojë bashkitë në zgjedhjet lokale, dhe pse jo të vazhdojë presionin për qeveri tranzitore dhe dorëheqjen e Ramës,” u shpreh deputetja demokrate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.