Kronika

Lista/Ja shtetet ku mund ta përdorni patentën shqiptare

Nga Tajlanda, në Vietnam, nga Kuba, në Kosta Rika, nga Izraeli në Marok në këtë sezon turistik, qytetarët shqiptarë mund të përdorin lirshëm patentat ndërkombëtare në 88 shtete të globit. Drejtoria e shërbimeve rrugore ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Njëherësh Drejtoria ka publikuar edhe hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare. Qytetari mund të aplikojë për leje drejtimi ndërkombëtare në çdo Drejtori Rajonale, pavarësisht vendbanimit.

Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë: leje drejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi; I fotografi me ngjyra me përmasa 4 x 5 cm; dhe një mandat pagesën prej 500 lekë. Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me leje drejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Patenta ndërkombëtare lëshohet në bazë të leje drejtimit kombëtare.

Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së leje drejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button