☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.04 ▲0.95%
ARI 4,293 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,573 ▼ -2.76% ETH $2,651 ▼ -3.22% XRP $1.4704 ▼ -7.84% SOL $113.5300 ▼ -3.52%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.04 ▲0.95 % ARI 4,293 ▼0.59 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.04 ▲0.95 % ARI 4,293 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Tajani: Kërcënimet hibride të Rusisë rrezikojnë sigurinë e Evropës

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-ANSA/- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se kërcënimet hibride të Rusisë, po rrezikojnë sigurinë e Evropës.

Ai tha se Italia ka shprehur solidaritet me Gjermaninë pas incidenteve në aeroportin e Lajpcigut dhe theksoi se Evropa duhet të mbetet e bashkuar.

Tajani bëri gjithashtu thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe sqaroi se Italia nuk është në luftë me Rusinë.

“Kërcënimet hibride” nënkuptojnë veprime që nuk janë domosdoshmërisht luftë e drejtpërdrejtë ushtarake, por mund të përfshijnë, për shembull, sulme kibernetike, sabotime, ndërhyrje me dronë ose veprime të tjera të fshehta.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Tajani foli për rolin e Kombeve të Bashkuara dhe nevojën që organizata të jetë më e aftë të marrë vendime dhe të veprojë.

Ai tha se OKB-ja u krijua për të parandaluar që dhuna të bëhet mënyra e vetme për zgjidhjen e konflikteve, por shtoi se organizata duhet të rifitojë aftësinë për të marrë vendime dhe, mbi të gjitha, për të vepruar.

Tajani tha se Italia do të vazhdojë të kërkojë një moratorium universal për dënimin me vdekje, (një marrëveshje globale për pezullimin e zbatimit të dënimit me vdekje).

Kjo pjesë e fjalimit u prit me duartrokitje nga Asambleja.

Më tej, ministri italian tha se duhet thënë hapur se OKB-ja shpesh duket e pafuqishme përballë krizave ndërkombëtare.

Ai argumentoi se reforma e organizatës është bllokuar prej kohësh nga pikëpamjet e kundërta.

Në lidhje me Këshillin e Sigurimit, Tajani tha se ai nuk duhet të jetë një “klub ekskluziv”, por duhet të jetë më përfaqësues dhe më i përgjegjshëm ndaj të gjitha vendeve anëtare të OKB-së.

Në fund të fjalimit, Tajani theksoi se paqja nuk duhet konsideruar si diçka e garantuar përgjithmonë.

Sipas tij, paqja është një përgjegjësi e përditshme, e cila duhet të mbrohet me vendosmëri, të ndërtohet me durim dhe të ndiqet vazhdimisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.