Kronika

Llalla: Ambasadori Lu sulm të hapur ndaj meje…Ja arsyet

Kryeprokurori Adriatik Llalla e ka quajtur sulm të hapur dhe jo diplomatik akuzën e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu se Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi dhe se ka shkelur kushtetutën me emërimet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, radhiti arsyet që sipas saj kanë çuar në sulmin e Lu-së ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. E gjitha vjen pas një letre që Llalla i ka dërguar presidentit Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku i flet se ditët e fundit është vënë në presion të hapur nga ambasadori Lu.

Në letër, kryeprokurori konfirmon se ambasada e SHBA-së i ka anuluar vizën atij së bashku me bashkëshorten, si edhe disa prokurorëve të tjerë. Në vlerësimin e Llallës, kjo lëvizje ka ardhur për disa arsye që lidhen me qëllime dhe përfitime personale të ambasadorit amerikan, trasmeton Express. 

“Sulm i hapur dhe i paprecedentë nga ambasadori Lu lidhur me qëndrimet për reformën në drejtësi dhe kandidaturat për KED. Këto sulme jo diplomatike nuk janë të reja për prokurorinë. Ambasadori Lu nëse është mësuar të jetë zot i politikës shqiptare këtë s’mund ta realizojë në prokurori. Lu mendon se ka në dorë prokurorinë me heqjen vizash, duhet ta ketë të qartë, se të përmbushin detyrimet ligjore, prokurorët nuk kanë nevojë për viza. Ky reagim vjen menjëherë pasi kryeprokurori njoftoi krerët më të lartë të shtetit, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit kundër institucionit”, – u tha në deklaratën për media.

Kjo sipas Llallës, është një sjellje shantazhuese e kryediplomatit amerikan në vendin tonë. Kryeprokurori thotë se ka qenë vetë ambasadori amerikan që i ka bërë presion të hapur Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet në lidhje me disa kompani që ka pasur dyshime të forta se kanë shkelur ligjin. Një rast flagrant, sipas tij, është ai i kompanisë Bankers Petrolium, ndaj së cilës banorët ankoheshin se i ka shkaktuar dëme në banesat e tyre gjatë gërmimeve për naftë.

“Për këtë rast ambasadori Lu ka kërkuar që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin drejtpërdrejt prokurorinë”, tha zëdhënësja e prokurorisë së Përgjithshme.

“Për këtë rast ambasadori Lu ka kërkuar që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin drejtpërdrejt prokurorinë”, tha zëdhënësja e prokurorisë së Përgjithshme.

Duke ju referuar shortit transparent që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Llalla tha se fton ambasadorin dhe ekspertët që të rilexojnë ligjin.

“Është e rëndësishme të lexojë paragrafin zyrtar si në shqip dhe në anglisht”

Related Articles

Comente

  1. Llalla.SHBA BE duhej ta kishte sjelle NATO ne Tirane 4 vjet me pare dhe ti duhej te digjeshe i gjalle bashke me sali berishen, bujar nishanin dhe gjithe kopeja tuaj e hajduteve krimineleve,trafikanteve.Shume shpejt ti dhe gjithe plehrat e PD do jene pare drejtesise.Ti fashisti Llalla nuk e doje reformen ne drejtesi sepse ke vjedhur.Prit.

  2. Llala.Ti je nje hajdut,nje fashist i kopese te Sali Berishes bashke me plehrat e tjera te PD.SHBA,BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te digjen te gjalle familjet e nipit te hajdutit Ahmat Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos Nanos,Ilir Metes,Sali Berishes,Bujar Nishani,Jozefina topallit,Adriatik Llalles,Lulezim Bashes,Xhezair Zaganjiorit,Dhe te gjithe plehrat ePD qe vodhen dhe vrane shqipetaret.Ambasadori LU po ndihmon si asnje tjeter ne Shqiperi.Turpi shqipetar nuk e do ndihmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button