🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,171 ▼ -1.6% ETH $2,178 ▼ -2.35% XRP $1.4155 ▼ -2.16% SOL $86.6800 ▼ -3.53%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Llalla letër Nishanit dhe Metës: Ja kërcënimet e hapura që më ka bërë ambasadori Lu

Një letër që mban datën e 27 janarit, duket se është bërë shkak i akuzave të forta dhe publike që ambasadori amerikan në vendin tonë adresoi ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla duke e etiketuar si pengues të reformës në drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm 5 ditë më parë i është drejtuar me një letër zyrtare presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku thotë se ditët e fundit institucioni që ai drejton është vënë nën presion të hapur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Dhe këtu, Llalla konfirmon për herë të parë faktin që i është anuluar viza diplomatike, atij personalisht, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë, viza të dhëna më herët nga ambasada amerikane konform ligjit. “Si shkak për këtë veprim tërësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, ka shërbyer një udhëtim për arsye shëndetësore në SHBA, i bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm”, – thuhet në letër.

Në letrën drejtuar krerëve të lartë të shtetit, Llalla thotë se pas këtij veprimi aspak diplomatik, fshihen qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. E para, është presioni që Lu i ka bërë Llallës për të mbështetur publikisht reformën në drejtësi, edhe në rastet kur paketat ligjore, ashtu siç kanë rezultuar më vonë nga Komisioni i Venecias, kanë qenë në kundërshtim me normat kushtetuese.

“Në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore, do të kishte pasoja personale dhe institucionale”, thuhet në letrën dërguar Metës dhe Nishanit.

Ndërkohë, Llalla shkon edhe më tej me akuzat e tij kur thotë se Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare.

“Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.  Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre.  Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm”, – shkruan Llalla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.