☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.89 ▼15.1%
ARI 4,832 ▲3.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,304 ▲ +3.78% ETH $2,233 ▲ +5.98% XRP $1.3706 ▲ +4.12% SOL $84.4900 ▲ +5.84%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.89 ▼15.1 % ARI 4,832 ▲3.14 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.89 ▼15.1 % ARI 4,832 ▲3.14 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Llalla në Korçë: Të shtohen hetimet kryesisht për korrupsionin e kontrabandën

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla në analizën vjetore të prokurorëve të Korçës, ka përkuar më shumë bashkëpunim me institucione të tjera, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këto takime theksi është vënë në gjetjen e mundësive të reja për shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve. Sipas Llallës, prokuroria ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e raporteve ndërmjet agjencive të tjera ligjzbatuese. Duke filtruar dhe përpunuar të dhënat që zotërojnë institucionet, prokuroria do të ketë më shumë mundësi të shtojë forcën goditëse kundër kriminalitetit.

“Dua të shpreh vlerësimet pozitive për punën e Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Korçës. Në bazë të statistikave të përpunuara në Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton që kjo njësi ka ndër rezultatet më të mira të çështjeve të dërguara në gjykim, krahasuar me numrin e rasteve të trajtuara. Gjithsesi, shpreh bindjen që Njësia këtu ka më shumë mundësi për të rritur efikasitetin dhe rastet e korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës. Prokurorët duhet të shtojnë numrin e hetimeve proaktive dhe hetimeve kryesisht. Vetëm në këtë mënyrë do të bindim edhe institucionet e tjera të forcojnë aktivitetin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Ne jemi në dijeni të problematikës me Policinë Shkencore dhe kemi diskutuar me strukturat përkatëse për të përmirësuar punën e atij sektori. Po ashtu, besoj se kemi plotësuar nevojat me burime njerëzore në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit. E ritheksoj atë që përmenda në fillim. Keni për detyrë që të shtonin numrin e hetimeve kryesisht, sidomos për korrupsionin dhe kontrabandën. Është porosia thelbësore që po ju përcjell dhe do të kërkoj në mënyrë periodike informacion mbi përmbushjen e saj”, tha Llalla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.