Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.66 ▼15.31%
ARI 4,844 ▲3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +4.3% ETH $2,255 ▲ +6.89% XRP $1.3807 ▲ +5% SOL $84.5500 ▲ +5.49%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,844 ▲3.39 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,844 ▲3.39 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Llalla: Vrasjet në Durrës kanë motiv trafiqet e drogës

Ngjarjet e rënda kriminale, vrasjet e ndodhura në qytetin e Durrësit kanë si motiv trafiqet e drogës, si dhe përfitime të padrejta të pronës e thënë ndryshe, gjobëvenie, apo shtrëngim për të dorëzuar pasurinë.

Kjo është konfirmuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë analizës së Prokurorisë së Durrësit, Elbasanit, e Kavajës. Kryeprokurori u ndal veçanërisht në ngjarjet e ndodhura në qytetin e Durrësit, kur përmendi këtë lloj arsye se përse këto krime po ndodhin.

“Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”, tha Llalla.

Llalla shton se duhet të zbulohen motivet e vrasjeve dhe përplasjeve të tjera me pasoja të rënda.

“Kërkohet prej jush një impenjim më i madh në evidentimin e interesave pasurore të personave të dyshuar si anëtarë të këtyre grupeve kriminale. Prokuroria e Përgjithshme e kupton më së miri se kjo është një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur”, ka thënë ai.

Kritika per prokuroritë e kësaj zone, kryeprokurori kishte edhe numrin e ulët të referimeve të krimit financiar në dogana e tatime. Prokuroritë po bëjnë një punë të mirë në lidhje me hetimin e pastrimit të parave, por kryeprokurori kërkoi kujdes nga prokuroria e Kavajës për çështjen e ndarjes së tokave në bregdet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.