☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,939 ▲ +0.34% ETH $2,692 ▲ +0.52% XRP $1.4922 ▲ +0.47% SOL $120.7000 ▲ +0.84%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Sporti

Llapi dhe Drenica arrijnë fitore tejet të rëndësishme si mysafirë, Ferizaj shkëput një pikë në Gjilan

Të dielën u zhvilluan tri ndeshje dramatike në kuadër të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ku lufta për mbijetesë dhe për pozitën e barazhit u ndez edhe më shumë. Llapi mori një fitore shumë të rëndësishme në Suharekë në duel me Ballkanin (1:0), falë supergolit të kapitenit Arbnor Ramadani […]

Të dielën u zhvilluan tri ndeshje dramatike në kuadër të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ku lufta për mbijetesë dhe për pozitën e barazhit u ndez edhe më shumë. Llapi mori një fitore shumë të rëndësishme në Suharekë në duel me Ballkanin (1:0), falë supergolit të kapitenit Arbnor Ramadani në minutën e 75-të. Me një vollej spektakolar, Ramadani i dha tri pikë të arta skuadrës së tij, që tashmë ka 39 pikë dhe mban vendin e tetë, pozitë që dërgon në barazh. Ndërkaq, kjo humbje e largon edhe më shumë Ballkanin nga gara për titull, pasi tashmë ngec tetë pikë me Dritën. Një gol për tri pikë të mëdha si mysafire i ka mjaftuar edhe Drenicës, që ka shënuar fitore në Klinë ndaj Dukagjinit.

Mesfushori Fjoart Jonuzi shënoi në minutën e 93-të, duke i dhënë skuadrës kuqezi nga Skenderaj pikët e plota. Tani të dyja skuadrat kanë nga 41 pikë, me Dukagjinin në vendin e gjashtë dhe Drenicën në të shtatë. Me rezultat pozitiv si mysafir ka dalë edhe Ferizaj, që arriti t’i shmanget humbjes ndaj Gjilanit, me golin e minutës së 113-të. Pas një penalltie të humbur nga Erion Sadriu, topi i pritur nga portieri Agron Kolaj u kthye te lojtarët e Ferizajt dhe Benato Bekima Claude shënoi me kokë golin e barazimit. Më herët, Senad Jaroviq kishte kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e 82-të. Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, ndërsa Gjilani ruan vendin e pestë me 45 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.