🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,045 ▲ +0.38% ETH $1,881 ▲ +0.36% XRP $1.0028 ▼ -0.17% SOL $75.2600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Boterori

“Lodrat e mia”/ Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

Cristiano Ronaldo ka dhënë një tjetër dëshmi të pasionit të tij për makinat luksoze, duke publikuar në Instagram disa prej supermakinave që zotëron. Ylli portugez, 41 vjeç, e shoqëroi galerinë me një përshkrim të shkurtër “Lodrat e mia”, duke treguar vetëm një pjesë të koleksionit të tij të jashtëzakonshëm.

Në mesin e makinave të shfaqura janë disa modele të rralla Ferrari, përfshirë një Ferrari Purosangue me vlerë rreth 364 mijë euro, një Ferrari 599 GTO që kushton mbi 583 mijë euro, si dhe Ferrari Daytona SP3, me vlerë rreth 2,02 milionë euro. Në koleksion ndodhet edhe Ferrari Monza SP1, një model shumë i rrallë që në ankande ka arritur çmime pranë 2,65 milionë eurove.

Ronaldo ka gjithashtu dy Bugatti, mes tyre një Veyron me vlerë rreth 2,33 milionë euro dhe Centodieci, një prej makinave më ekskluzive në botë. Vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli janë prodhuar dhe një prej tyre është shitur në vitin 2025 me një vlerësim prej rreth 14,63 milionë euro.

Në fotografitë e publikuara shfaqen edhe një McLaren Speedtail, me vlerë deri në 2,46 milionë euro dhe një Mercedes-AMG One, që kushton më shumë se 2,57 milionë euro.

Futbollisti i Al-Nassr ka treguar më herët se nuk e di me saktësi sa makina zotëron. Në një intervistë ai ka deklaruar se numri mund të jetë rreth 40 ose 41, duke pranuar se ka një debulesë për markën Bugatti.

Mes makinave të tjera të tij janë Lamborghini Aventador, Lamborghini Urus, Aston Martin DBS Superleggera, Bentley Flying Spur, Bentley Continental GT, Mercedes S65 AMG dhe një Chevrolet Camaro.

Ronaldo ka blerë edhe një Bugatti Tourbillon për rreth 3,73 milionë euro, të cilën e ka konsideruar më shumë si një investim sesa thjesht një makinë për kënaqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.