☁️
Tiranë 11°C · Vranët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.88 ▲0.49%
ARI 4,192 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,498 ▼ -0.42% ETH $2,698 ▼ -0.59% XRP $1.4983 ▼ -0.72% SOL $120.7700 ▼ -0.04%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.88 ▲0.49 % ARI 4,192 ▲0.13 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.88 ▲0.49 % ARI 4,192 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
07 Tet 2026
Breaking
Boterori

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fja

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk është përmbajtur pas fitores dramatike kundër San Marinos. Mbrojtësit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e disa lojtarëve të cilët sipas tij menduan më shumë për lavdinë personale se sa për të mposhtur San Marinon, që për pak desh mori pikë në ‘Air Albania’.

“Shumë mësime, të them të drejtën në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë ku mendon që do fitosh e në fund doli e kundërta. Sepse nuk u duk fare diferenca mes San Marinos dhe kombëtares sonë. Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër, individualisht nuk shkon askund, nuk mund të arrish asgjë, se kur ke sukses me ekipin, ke edhe individualisht sukses, plotësojnë njëra-tjetrën.

Në ato minuta të fundit e vetmja gjë besoj që mund të bëja duhet të ikja edhe unë përpara. Por rreziku ishte që ata të bënin kundërsulm e të na shënonin 2-1. Disa herë isha vetëm me 2-3 sulmues. Duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje. E nisëm mirë por pas 20 minutash luajtëm një ndeshje të dobët. Si kapiten është e vështirë në fushë që të japësh diçka se të gjithë deshën të bënin gol. Por edhe ajo nuk është rruga e duhur se duhet të luash bashkë dhe jo të mendosh se kush të shënojë golin e fitores. Ndaj ka shumë gjëra për të përmirësuar.

Problemi te goli? Është përqendrimi në atë moment sepse humb për një sekondë përqendrimin e merr gol edhe nga San Marino. Jo vetëm nga ata por nga të gjithë duhet të përqendrohesh 100% çdo ndeshje. Besoj se si ekip kemi humbur shumë topa të dytë, mesfusha ishte bosh, topat e dytë i fitonin ata, ishin më agresiv. Më dukeshin sikur kishin më shumë kualitet se ne. Nuk kam fjalë për atë që ndodhi sot.

Gjëja më e rëndësishme është koka, gjithmonë e kam mësuar këtë nga trajnerët që kam pasur në karrierë. Nëse nuk punojnë këmbët, duhet të punojë koka. Gjithçka është në kokë. Mentaliteti është më e rëndësishmja në futboll dhe mendoj se mentaliteti e mposht gjithmonë talentin. Ajo është më e rëndësishme”, tha Gjimshiti pas ndeshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.