Trump: “Askush nuk e di” kush e drejton Iranin — problemi më i madh për t’i dhënë fund luftës
Duke folur në ceremoninë e njoftimit të një kantieri të ri detar, presidenti amerikan tha se merr "telefonata gjithë kohës nga liderët e botës që më falënderojnë shumë" dhe shtoi: "I thashë: 'Mirë. Kur do të paguani për këtë?'"

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se “problemi më i madh” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës me Iranin është se “askush nuk e di” kush e drejton vendin, siç njofton Al Jazeera.
Duke folur gjatë një fjalimi për njoftimin e një kantieri të ri detar — të cilin sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përshkroi si kantierin më të madh amerikan të këtij lloji — Trump pretendoi se merr “telefonata gjithë kohës nga liderët e botës që më falënderojnë shumë”, duke shtuar: “I thashë: ‘Mirë. Kur do të paguani për këtë?'”
Trump tha gjithashtu se qeveria amerikane do të mbajë 40 për qind të aksioneve në kantierin e ri detar.
Deklaratat u bënë në të njëjtin fjalim ku presidenti amerikan foli edhe për fundin e luftës me Iranin, duke thënë se mbetet për t’u parë se në ç’mënyrë do të përfundojë ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.