☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.21 ▲1.09%
ARI 3,720 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,700 ▼ -0.6% ETH $1,804 ▲ +0.53% XRP $0.9894 ▲ +0.18% SOL $74.8700 ▲ +0.71%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.21 ▲1.09 % ARI 3,720 ▼0.57 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.21 ▲1.09 % ARI 3,720 ▼0.57 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM-ja do t’i dërgojë Ukrainës 1,000 dronë me rreze të gjatë veprimi

LONDËR, 19 nëntor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, të cilët do të përdoren për të goditur objektiva ruse shumë larg vijës së frontit. Njoftimi pritet të bëhet nga kryeministri britanik Andy Burnham gjatë takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve në Berlin.

Paketa e ndihmës me vlerë 260 milionë paund (338 milionë dollarë), e cila synon të forcojë mbrojtjen e Kievit gjatë dimrit, përfshin 1,000 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi.

Disa prej tyre mund të përshkojnë më shumë se 1,000 kilometra, një distancë e përafërt sa ajo mes Londrës dhe Berlinit, dhe të mbajnë koka luftarake të fuqishme, të afta të shkatërrojnë objektiva me një goditje të vetme.

Kjo do t’i mundësojë Ukrainës të godasë objektet e prodhimit ushtarak në Rusi.

Kryeministri britanik theksoi se Britania e Madhe do të bëjë gjithçka që është e mundur, për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme ruse dhe goditjet sistematike ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Burnham shtoi se në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, miqtë dhe partnerët e Ukrainës do të rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për vendin dhe vendosmërinë e përbashkët, për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do t’i japë fund luftës dhe do të parandalojë rikthimin e konfliktit në kontinentin evropian.

Njoftimi vjen në një kohë kur Ukraina ka goditur këtë javë rafineri nafte në jug të Rusisë dhe Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Moska.

Ndërkohë, forcat ruse janë përqendruar në shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, me qëllim ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike përpara dimrit.

Britania e Madhe po furnizon gjithashtu Ukrainën me dronë detarë, logjistikë dhe mbikëqyrjeje, për të ndihmuar në transportimin e furnizimeve me gjak dhe pajisjeve frigoriferike për ruajtjen e materialeve mjekësore drejt forcave ukrainase në vijën e frontit.

Sipas qeverisë britanike, raketat e lehta shumëfunksionale, të dorëzuara në Ukrainë që nga muaji i kaluar, kanë rezultuar efektive në rrëzimin e dronëve rusë me motor reaktiv.

Kievi tashmë arrin të rrëzojë afro 70% të këtyre dronëve, krahasuar me 30% në fillim të shtatorit.

Britania e Madhe ka premtuar gjithashtu, këtë javë mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione ndaj 10 kompanive kryesore ruse të prodhimit të naftës.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, deklaroi se presidenti Putin po e përdor dimrin si armë kundër Ukrainës.

Ai tha se Britania e Madhe po e shndërron angazhimin e saj për mbështetjen e Ukrainës në kapacitete konkrete mbrojtëse, për ta ndihmuar vendin të përballojë sulmet ruse ndaj civilëve.

Streeting theksoi se Britania e Madhe po përmbush premtimin për më shumë ndihmë, duke ofruar mbi 1,000 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e angazhimit për të mobilizuar aleatët dhe për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Ai e cilësoi vijën e frontit në Ukrainë si vijën e frontit për lirinë dhe demokracinë, duke siguruar se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë vendin për aq kohë sa të jetë e nevojshme./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.