☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,132 ▼ -5.34% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1983 ▼ -9.08% SOL $90.0800 ▼ -7%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM-ja zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën me teknologji raketore

LONDËR, 24 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham ka rënë dakord t’i japë Ukrainës informacionet teknike të nevojshme për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Burnham pritet të njoftojë se do të lejojë kompaninë evropiane të mbrojtjes MBDA, të bëjë publike informacionet mbi komponentët britanikë të raketës “Scalp”, versioni i prodhuar në Francë i raketës britanike “Storm Shadow”.

Raketat janë të ndërtuara me teknologji të përbashkët britanike dhe franceze.

Ukraina dhe Franca po shqyrtojnë gjithashtu ngritjen e linjave të montimit në Ukrainë për prodhimin e tyre.

Burnham vizitoi sot Kievin, në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, duke synuar të sinjalizojë vazhdimin e mbështetjes britanike për vendin.

Ai do të drejtojë gjithashtu takimin e parë të tij të të ashtuquajturës “Koalicioni i të Gatshmëve”, të krijuar nga Britania e Madhe dhe Franca për të mbështetur Ukrainën.

Kryeministri britanik pritet të përsërisë se mbështetja e Londrës për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe se kërcënimet e Rusisë vetëm sa e forcojnë vendosmërinë britanike.

“Populli ukrainas nuk duhet të ketë asnjë dyshim: Britania e Madhe është me ju sot dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Burnham.

Ai theksoi se siguria e Ukrainës është e lidhur me sigurinë e Britanisë së Madhe dhe se Londra do të qëndrojë përkrah Kievit edhe gjatë rindërtimit të vendit.

Rusia ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes britanike. Moska ka kërcënuar me “pasoja” për përdorimin e raportuar të dronëve nga Ukraina – të prodhuar në Britani të Madhe – në sulmet me rreze të gjatë brenda territorit rus.

Javën e kaluar, Rusia akuzoi Britaninë e Madhe se po përshkallëzonte qëllimisht konfliktin dhe paralajmëroi se sa më e madhe të bëhej përfshirja britanike, aq më i lartë do të ishte “çmimi” që do të paguante Londra.

Ndërkohë, ambasadori rus në Britani të Madhe, Andrei Kelin është larguar së fundmi nga posti në Londër.

Kremlini ende nuk ka propozuar një zëvendësues, ndërsa përkohësisht marrëdhëniet diplomatike drejtohen nga i ngarkuari me punë i ambasadës.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse Moska po shqyrton zbehjen e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.