☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,542 ▼2.31%
DOW 51,623 ▼1.38%
NASDAQ 25,245 ▼3.59%
NAFTA 104.03 ▲1.99%
ARI 3,889 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,772 ▼ -4.8% ETH $2,230 ▼ -4.16% XRP $1.2404 ▼ -3.12% SOL $94.0500 ▼ -6.37%
S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,623 ▼1.38 % NASDAQ 25,245 ▼3.59 % NAFTA 104.03 ▲1.99 % ARI 3,889 ▼3.53 % S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,623 ▼1.38 % NASDAQ 25,245 ▼3.59 % NAFTA 104.03 ▲1.99 % ARI 3,889 ▼3.53 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Lu: Jo më, Kryeprokuror që mbron politikanë të korruptuar

Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se i ka bërë thirrje “qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i përfundoi mandati pesëvjeçar më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, u shpreh ambasadori amerikan. Komentet e tij vijnë në një moment kur ka një ndarje të thellë mes shumicës dhe opozitës në interpretimin e procedurës që duhet ndjekur për pasuesin e zotit Llalla.

E majta i përmbahet variantit të ofruar nga ekspertët e misionit amerikan Opdat dhe atij europian Euralius, sipas të cilëve, mandati i zotit Llalla nuk mund të zgjatet, se duhet caktuar një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, dhe kjo përmes një shumice të thjeshtë në parlament. Opozita nga ana e saj kundërshton këtë interpretim. Argumentat kryesor të saj janë se “përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë” dhe kjo është e parashikuar në Kushtetutë e për pasojë vlen mbi çdo ligj tjetër. Argumenti i dytë është ai që kundërshton nenin të cilit i referohen ekspertët ndërkombëtarë ku flitet për ndërprerjen e mandatit para kohe, para se të ngrihet Këshilli I Lartë i Prokurorisë. Sipas opozitës, ky nen është i paaplikueshëm pasi në rastin e zotit Llalla nuk kemi përfundim të mandatit para kohe.

Ambasadori amerikan tha se “shpresoj që politikanët do t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do ta zbatojnë këtë reformë në drejtësi”, e cila sipas tij “po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e Vetingut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vetingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi”.

Ambasadori amerikan u shpreh se “politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur”. Sipas tij “sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë”.

1 Koment

  • sali 12 Dhjetor 2017, 14:29

    LU.Si mund te behet marveshje me kopene e hajdterise te Sali Berishes?Eshte nje akt antikombetar.Shume po zgjatet lufta kunder korrupsionit dhe vetingu.Pse?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.