Kronika

Luan Rama: 97 milionë lekë në muaj për radarët që nuk punojnë

Luan Rama: 97 milionë lekë në muaj për radarët që nuk punojnë

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama vazhdon ditë pas dite të denoncojë skandalin me radarët duke sjellë të dhëna të tjera.

Në profilin e tij në Facebook, numri dy i LSI thotë se ministria e Mbrojtjes paguan çdo muaj 97 milionë lekë një kompanie private për mirëmbajtjen e radarëve që nuk punojnë.

“Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!
Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!
Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!
Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!
Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!
Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!
Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliard? e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!
Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njejtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!”, shkruan Rama.

Por për Luan Ramën skandali shkon më tej. Sipas tij ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, instalime private të pajisjeve të firmës në repartet ushtarake. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button