⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

PD, letër ambasadorëve: Qeveria po minon vettingun

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i ka dërguar një letër ambasadorëve të SHBA dhe BE ku u ka shprehur shqetësimin mbi mënyrën e nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

Në letrën e tij, Spaho e vë theksin tek shkurtimi i fondeve dhe stafit të organeve të vettingut, në mënyrë sipas tij të njëanshme të mazhorancës.

“Numri i personelit ishte vlerësuar si i domosdoshëm për funksionimin autonom dhe efiçent të organeve të vettingut, prej vetë këtyre organeve në relacionet shoqëruese që i kishin përcjellë Kuvendit, duke ruajtur një raport të drejtë midis stafit që do të përfshihet drejtëpërdrejt në procesin e rivlerësimit, me numrin e stafit mbështetës dhe administrativ, sipas raportit të ndjekur edhe nga vetë struktura e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, është shprehur Spaho.

Ndërsa mazhoranca, ka shtuar ai, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, pa dakordësinë e vetë organeve të reja të vettingut, vendosi të shkurtonte me rreth 40 për qind numrin e punonjësve, duke miratuar për të tre organet gjithësej 110 punonjës.

“Kjo strukturë e re, e hartuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse nuk gjeti dakordësinë e vetë organeve kushtetuese të vettingut, u miratua po me votat e mazhorancës në seancën plenare të datës 28 Shtator 2017”, ka vijuar Spaho.

Në këto kushte, ka shtuar ai, PD dëshiron të sjellë në vëmendjen e misioneve diplomatike se shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve të pavarura, jo vetëm u shprehën kundër këtyre ndryshimeve, “por theksuan se me ndryshimet e miratuara po cënohet efikasiteti i punës së organeve të pavarura kushtetuese, të ngarkuara me detyrën e realizimit të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka shtuar Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.