🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,055 ▼ -0.09% ETH $1,880 ▼ -0.1% XRP $1.0008 ▼ -0.45% SOL $75.3800 ▼ -0.04%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
roze

Luan Zhegu nderohet me çmimin “Pranverë e përhershme” nga RTSH

Kantautori dhe një prej emrave më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, Luan Zhegu, është vlerësuar nga Radio Televizioni Shqiptar me çmimin e veçantë “Pranverë e përhershme”, në kuadër të Festivalit të Pranverës.

Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë, ku prezantuesit Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj ftuan maestro Zhani Ciko për dorëzimin e trofeut.
 

Në fjalimin e tij, Ciko theksoi kontributin e Zhegut në muzikën shqiptare, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme të kantautorëve të brezit të tij.
 

“Jemi në shtëpinë tonë në këtë Festival, në shtëpinë e muzikës. Për mua është një ngjarje e veçantë që një personalitet, kantautor si Luan Zhegu, i cili përshkruhet në këngët e tij me tematika të pasura merr këtë çmim”,  u shpreh Ciko gjatë ceremonisë.

Ai solli në vëmendje edhe një nga periudhat e rëndësishme të karrierës së Zhegut, vitin 1997, kur kënga “Fal”, e kompozuar prej tij dhe e interpretuar nga Ledina Çelo, u vlerësua me çmimin e parë në festival.

“Vendi ishte në situata të vështira në ato kohë. Bëmë koncertin dhe kënga ‘Fal’ ishte apel për të urtuar dhe sensibilizuar njerëzit duke pasur parasysh situatën. Ndihem i vlerësuar që i dorëzoj Luanit këtë çmim” shtoi maestro Ciko.

I emocionuar pas vlerësimit, Luan Zhegu e falënderoi publikun dhe organizatorët, duke theksuar lidhjen e gjatë me dëgjuesit ndër vite.

“Ky çmim i dedikohet publikut tim të mrekullueshëm që ka rreth 60 vite që bashkë-ecën me mua. Falënderoj stafin e festivalit dhe RTSH-në këtë emblemë të artit shqiptar për këtë vlerësim që më bëri”, u shpreh artisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.