☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,318 ▲ +0.49% ETH $2,703 ▲ +0.64% XRP $1.5016 ▲ +0.61% SOL $121.6600 ▲ +1.52%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Boterori

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

Lufta ka filluar pa ardhur ora e ndeshjes.

Tensioni është në qiell në prag të sfidës mes Irlandës dhe Izraelit në Ligën e Kombeve, edhe pse do të luhet në fushë asnjanëse.

Federata Irlandeze e Futbollit u detyrua të ndërpriste konferencën e shtypit të trajnerit të kombëtares së saj, Heimir Helgrimson, pasi gazetarët izraelitë nisën të bënin pyetje që nuk kishin lidhje me duelin.
Njëri prej tyre e pyeti teknikun sesi ndihej për tentativën për rrëzimin e avionit me 170 pasagjerë kryesisht izraelitë, ndërsa komentoi se “ata që ju mbroni janë gati të vrasin njerëz”.

Shefi i medias u përgjigj se pranohen pyetje vetëm për ndeshjen, por pastaj erdhi një akuzë nga gazetarët izraelitë se nga lojtarët irlandezë pati ofendive për futbollistët e Izraelit, duke I quajtur “majmunë”.

Përgjigja ishte se kjo nuk ishte e vërtetë dhe, pas kësaj Federata Irlandeze i dha fund konferencës.

Tensionet ishin në qiell edhe në ndeshjen e kaluar pak ditë më parë, që u luajt në Hungarinë asnjanëse, kur lojtarët e Irlandës mbajtën shirit të zi në nderim të viktimave në Gazë, kur mbajtën sytë ulur gjatë himnit kundërshtar, ndërsa kapiteni nuk shtrëngoi dorën me kapitenin rival.

Irlanda fitoi 3-0, ndërsa protestat kanë qenë të forta që kjo sfidë e sotme të mos zhvillohej.

Gjithsesi, lojtarët pranuan që të dalin në fushë, edhe pse irlandezët hodhën poshtë kategorikisht që ky duel të luhej në Dublin.

Sfida do të jetë në stadiumin e qytetit Baçka Topola në Serbi në orën 20:45, ndërsa trajneri vendas, Helgrimson deklaroi se UEFA duhet ta ketë parasysh faktin që ndoshta dy ekipet mund të mos duan të luajnë në të ardhmen ndaj njëri-tjetrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.