☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,343 ▲ +0.43% ETH $2,702 ▲ +0.55% XRP $1.5018 ▲ +0.62% SOL $121.5400 ▲ +1.31%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Ngjarja e ndodhur në sheshin “Skënderbej, ku flamingot tentuan të prishin një concert në sheshin “Skënderbej”, nuk arriti të bëhet dot një titull kryesor mediatik, edhe pse qëllimi politik nuk ishte ai.
Debati publik në Shqipërin ë shumicën e madhe të medias televizive, por edhe asaj tjetrës, prej vitesh tashmë ka vetëm dy fytyra: Si të rrëzohet Edi Rama, e nga ana tjetër sit ë largohet Sali Berisha.

Argumentet, ngjarjet, zhvillimet, edhe pse duhet se trajtohen në debatin publik, ka në fakt vetëm spine nga njëra palë dhe ajo tjetër.

Kjo e ka sjellë këtë debat, shumë bajat, që përshtatet në kuptimin e plotë të fjalës me protretet e prokurorëve medial të paneleve.

Mungon një zë politik, një zë analitik i një diskutimi, ku nuk mjafton vetëm paralajmërimi i arrestimeve të radhës. Pasi arrestimet, në një shtet me drejtësi të pavarur do të ndodhin vazhdimisht. Argumenti i Prime Time politike duhet të jetë politik, por i tillë nuk është në shumicën e mediave televizive.

Në këtë mjedis të kalçifikuar mediatik ngjarjet inxhinierohen, edhe kur ata nuk ndodhin, ku shembulli më tipik është “Babalja”, por që nuk është i vetmi.

Ndërkaq The Flamingo Revolution në Tiranë, hyn në atë ngjarjet e mëdha, ku krijimi ka ardhur në laboratorë të nivelit të lartë të politikës botërore.

Objektivi bazë i Flamingo Revolution nuk ishte të rrësojë Edi Ramën, edhe pse pranohej si efekt kolateral. Ishte anulimi i investimit të Zvërnecit e Sazanit. Pasi pikërisht ky akt do ta kthente në rezultat një lëvizje politike.

Edi Rama nga ana e tij e ktheu pozicionin e tij në betejë politike, duke mohuar dhe refuzuar refuzimin e projektit. Me një fjalë: Sa të jem unë, projekti nuk rrëzohet. Ndaj faza e flamingove rriti stekën me një blitz krieg për të arritur paralizimin e qeverisë dhe mazhorancës, ndërmjet edhe faktorëve dhe aktorëve pranë saj e brenda shtetit.

Sulmi rrufe nuk e realizoi qëllimin dhe tashmë kemi një lëvizje flamingosh, e cila edhe pse e vogël është heterogjene.

E pamundur të kthehet në verb politik, në lëvizje reale me një mbështetje popullore, flamingot përdorin guerriljen urbane për të prishur normalitetin e një qyteti vibrant si Tirana.
Një realitet, që ndryshon përditë, një gjeopolitikë që ka pësuar përmbysje, por që askush nuk arrin ta shikojë. Edhe pse është detyra e politikës të hyjë në zemër të jetës së njerëzve për të dëgjuar problemet e shqetësimet.

Flamingot, por edhe kolegët e tyre janë kthyer si reporterët dembelë, që shëtitjen për të gjetur një historii interesante e bëjnë nga Hotel Tirana në Hotel Rogner. Ndaj në gazetë përfundojnë historii q ënuk kanë lidhje me realitetin.

Kur në fakt Tirana po pëson një ndryshim tronditës, të cilin e raportojnë më mirë blogerë të huaj që shikojnë kryesisht turizmin, sesa ata që e kanë punë-politikanët e gazetarët.

Sulmet ndaj Erion Braçes, që duken qartë se përse bëhen nuk mund të dëmtojnë një politikan profesionist, por vetëm aspirantët që kërkojnë të rriten nga dhënia e protagonismit një rivali. Ilir Alimehmeti, i cili e ka shpallur vetën si kandydat të opozitës, në një intervistë televizive, u mor me rivalët, që për të cilin nuk e shqetësonin. Por realitetin e një metropoli real që Shqipëria ka sot, asnjë nuk e njeh prek këtij kozmosi. NJë realitet që sot është jo vetëm vibrant, por kozmopolit dhe internacional.

Ku edhe në politikë, qendrat e gravitetit rëndojnë në zona dhe popullsi, ku askush nuk raporton për ta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.