🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.10 ▼0.36%
ARI 4,452 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,500 ▲ +0.72% ETH $1,900 ▲ +1.02% XRP $1.0023 ▲ +0.22% SOL $75.4700 ▲ +0.15%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.10 ▼0.36 % ARI 4,452 ▲0.32 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.10 ▼0.36 % ARI 4,452 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Luftimi i pastrimit të parave”, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren priti në takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të SHBA-së

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph W. Burke, Këshilltar për Krime Ekonomike në kuadër të Zyrës së Asistencës Teknike si dhe Norman Richard Smith, Këshilltar për Krime Ekonomike në të njëjtën zyrë.

Siç thuhet në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e pastrimit të parave, identifikimin, hetimin dhe ndjekjen efektive të veprave penale financiare, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik.

“Gjatë diskutimeve, fokus i veçantë iu kushtua luftimit të pastrimit të parave, përfshirë sfidat në identifikimin dhe hetimin e rasteve, gjurmimin e pasurisë së kundërligjshme dhe forcimin e kapaciteteve profesionale për ndjekjen efektive të këtyre veprave penale. Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë fushë”.

Kryeprokurori shprehu mirënjohjen e tij ndaj pjesëmarrësve për vizitën dhe bashkëpunimin konstruktiv, si dhe ndaj Ambasadës Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, e cila ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e efikasitetit në zbatimin e ligjit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit amerikanë shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mekanizmave për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e suksesshme të pastrimit të parave, krimeve financiare dhe formave të tjera të kriminalitetit ekonomik.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së efikasitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe mbrojtjes së integritetit financiar e institucional. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.