Vizita e parë në FSK si presidente, Shiroka-Pula pritet me ceremoni të lartë ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që nga marrja e detyrës.
Gjatë kësaj vizite, presidentja e cila njëherësh është komandante supreme e FSK-së, është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në kuadër të vizitës, Shiroka-Pula po zhvillon edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas informacioneve të bëra të ditura, pas përfundimit të takimit nuk është paraparë të mbahet konferencë për media.
Ndryshe, Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2026, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, ku mori 81 vota nga deputetët.
Ajo bëri betimin më 7 tetor, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentes nga ushtruesja e atëhershme e detyrës, Albulena Haxhiu.
Para zgjedhjes në këtë post, Shiroka-Pula kishte drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa më herët kishte shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave në periudhën 2008–2011. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.