🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 84.00 ▼7.86%
ARI 4,849 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $77,071 ▲ +3.17% ETH $2,410 ▲ +3.49% XRP $1.4674 ▲ +2.46% SOL $88.4900 ▲ +0.61%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Opinion

Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!

Nga Alfred Peza

As që e kam shkuar ndërmen se Lulzim Basha, do paraqitej sot në Prokurori për lobimin në SHBA me para ruse.

“Thirrja ime si i pandehur është në shkelje të ligjit. Smi keni bërë letrat mirë”, ishte përgjigja e tij.

Për opozitën e rrugës, shteti janë liderët e saj: Ata janë qeveria, parlamenti dhe drejtësia. Opinioni publik, media dhe individi. Polici, hetuesi dhe gjyqtari.

Për ta institucionet dhe ndarja e pushteteve nuk ekzistojnë. Aq më pak kontrolli dhe balanca e tyre.

Për ta: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafashë janë më të barabarta se të tjerat”. Fiks si tek “Ferma e Kafshëve” të George Orwell-it.

Për ta: “Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”, është gënjeshtra më e madhe në botë. Sepse ata vetë janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj nuk e zbatojnë atë.

Lulzim Basha thjeshtë tregoi se e ka ves shmangien e përballjes me të vërtetën. E ka bërë edhe kur u thirr në gjykatë për skandalin e rrugës së Kombit. Mori raport mjekësor, që tia hedhi ndëshkimit ligjor, “me procedurë”.

Edhe sot mori pozën e personazhit të “Fermës…” e tha: “Jam më i barabartë se Prokuroria”. Më pas, fillon hileja e radhës për të shpëtuar prapë dhe Basha thotë se “Jam kërcënuar me jetë!” Kaq duhej dhe Ilir Meta, vrapoi që ta shpëtojë të singjashmin e “Fermës…” duke thirrur në raport shefin e SHIK…

Janë të gjithë bashkë tashmë, duke hedhur “vallen e vdekjes”. Ishte dita kur në Parlament u depozituan firmat për nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit. Meta nxitoi e këndoi: “Në rrezik e në nevojë/ shoku, shokun ta ndihmojë…!”

Është një histori e vjetër e gjitha kjo, që pritet të mari fund më 30 Qershor. Për ti hapur rrugën një historie të re. Me drejtësi të re. Me mentalitet të ri. Kur do mari fund ky tranzicion i vjetër dhe do nisë udhën, Shqipëria e re Europiane.

Por Lulzim Basha nuk është i vetmi. Sepse kështu i shpëtoi më parë edhe vetë Ilir Meta drejtësisë, kur u kap me zë e me figurë me bllok në dorë në zyrën e Dritan Priftit.

Kështu i shpëtoi edhe Berisha “21 janarit”, kur nuk lejoi zbatimin e 6 urdhër- arresteve të Prokurorisë së Përgjithshme, për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës që vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard.

Por, kështu nuk mund të vazhdohet përjetësisht. Sepse nëse e kanë seriozisht se e duan shtetin, duhet ta respektojnë atë, duke qenë qytetarët e parë model të kësaj Republike.

Nëse një qytetar i thjeshtë do të sillej si Basha, Meta e Berisha me Prokurorinë dhe drejtësinë në Shqipër, çfarë do të ndodhte me ta?! Pse qytetari duhet të përballet me drejtësinë dhe lidershipi i opozitës sonë, JO?!

Kjo qasje po mer dhe duhet të mari fund një orë e më parë. Ndaj çfarëdo që të shpiki, Basha nuk i shpëton dot këtë radhë, hetimit dhe gjykimit.

Letra e tij e refuzimit ndaj Prokurorisë, ishte thjeshtë pasqyrimi mbi të, i pamjes për gjendjen reale të lidershipit të opozitës së rrugës. Një lidership i izoluar tashmë në “Fermën…” e vet antiinstitucionale dhe antisistem, që ka frikë të përballet me drejtësinë dhe me qytetarët e vet në votime!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.