Lumi Tiranës del nga shtrati, evakuohen 16 familje rome
Situata në kryeqytet duke se është rënduar në zonën e njohur si Bregu i Lumit, ku uji i lumit të Lanës ka dalë jashtë shtratit të tij. Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile ka evakuuar 16 familje rome me 64 pjesëtarë në total. Familjet u strehuan tek Qendra e Romëve tek ish-Uzina Kimike.
Ndërkohë, forcat policore kanë bërë të mundur evakuimin e 6 familjeve nga zona “Kafja e Rremës” dhe 1 nga zona “Ura e Babrroit” dhe janë vendosur te qendra e Romëve.
Zonat e prekura nga përmbytjet janë në Bathore, Paskuqan, Frutikulturë dhe Valias.
Vendet ku është ndërprerë furnizimi me energji elektrike
OSHEE njofton se aktualisht janë të paktën 7 zona, kryesisht në zonën e Laprakës, Selitës, ish- uzinës Dinamo, por edhe në Farkë, ku ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ku punonjësit e saj janë duke kryer punime në terren për të rikthyer normalitetin.