🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,722 ▲ +0.12% ETH $2,410 ▼ -0.98% XRP $1.2959 ▼ -1.01% SOL $103.6500 ▼ -1.26%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Europa

Macron mesazh Turqisë nga Athina: Nëse kërcënohet sovraniteti i Greqinë, ne do të jemi këtu

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, Presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi një mesazh se Franca do të reagonte nëse Turqia do të kërcënonte Greqinë,

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, Presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi një mesazh se Franca do të reagonte nëse Turqia do të kërcënonte Greqinë, duke theksuar se Parisi “do të ishte i pranishëm” në rast të një kërcënimi ndaj sovranitetit grek.

Macron e dha mesazhin në kontekstin e forcimit të partneritetit strategjik greko-francez, duke theksuar se “sovraniteti i Greqisë është i paprekshëm” dhe se Franca mbetet një aleat i fortë i Athinës, raportoi Kathimerini.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi se bashkëpunimi me Francën ka “rëndësi ekzistenciale” për të ardhmen e Evropës dhe autonominë strategjike të BE-së.

Nga Pallati Presidencial, presidenti francez dje përsëriti se Franca “do të qëndrojë pranë Greqisë në çdo moment kritik”, ndërsa zyrtarët e të dy vendeve vlerësuan se marrëveshja përfaqëson një forcim të bashkëpunimit mbrojtës në planin afatgjatë dhe një model të partneritetit evropian në kushtet e tensioneve të rritura të sigurisë.

Gjatë darkës në Pallatin Presidencial, ku mori pjesë edhe Presidenti Grek Konstantinos Tassoulas, Macron theksoi mbrëmë se miqësia dhe bashkëpunimi i dy vendeve janë një mbështetje e qëndrueshme në sfidat evropiane dhe globale.

Gjatë vizitës, Macron dhe Mitsotakis do të vizitojnë sot fregatën “Kimon” në Pire, do të zhvillojnë një takim në vilën Maximos dhe do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, si dhe në deklarata të përbashkëta për median.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.