🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,601 ▲ +7.21% ETH $2,769 ▲ +5.71% XRP $1.5210 ▲ +8.65% SOL $118.8000 ▲ +8.3%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Majko: Fituam Tropojën, për herë të parë në Kukës me mbi 2 mijë vota

Partia Socialiste falënderoi sot për mbështetjen në tre bashkitë e qarkut të Kukësit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko paraqiti sot në një dalje në selinë e PS-së fituesit e bashkive në qarkun e Kukësit.

“Kënaqësi të prezantoj fituesit e PS-së, jo vetëm për qytetarët në vendin tonë por edhe për emigrantët e Kukësit dhe Tropojës, që për herë të parë në Tropojë dhe Kukës fituam me mbi 2 mijë vota”, u shpreh Majko.

Majko tha se “zhvilluam një fushatë që nxiti një opinion të tërë publik që të flasë me gjuhën e votës për kandidatët e PS-së, për të vazhduar punët për ndryshimin e Kukësit dhe të Tropojës”.

Rexhë Byberi fitues në krye të bashkisë Tropojë, u shpreh i gëzuar për votëbesimin e marrë nga qytetarët tropojanë. “Ju falënderoj për votën tuaj dhe vlerësimin që më bëtë për punët e kryera deri tani. Ju garantoj se shumë e më shumë punë punë të tjera na presin në 4 vitet në vijim”, tha ai.

Ndërsa Safet Gjici fitues në krye të bashkisë Kukës, falënderoi të gjithë banorët e Kukësit për mbështetjen e dhënë në këto zgjedhje dhe veçanërisht tha ai, mirënjohje të veçantë për votën e emigrantëve kuksianë, që erdhën dhe na mbështetën.

“Kukësin e kemi futur tashmë në rrugën e zhvillimit të pandalshëm dhe të gjitha projektet që kemi prezantuar do t’i bëjmë realitet në vitet në vijim me  mbështetjen e qeverisë”, tha Gjici.

Në qarkun Kukës, bën pjesë dhe bashkia e Hasit, e cila nuk u fitua nga kandidati i PS-së.

Majko shprehu mbështetjen për votuesit e Hasit teksa tha se ne nuk mund t’i shmangim ata që na mbështetën. “Halit Mulja dhe socialistët e Hasit do të kenë dy deputetë në mbështetje të tyre dhe Hasin nuk e konsiderojmë të humbur, pasi do të na ketë nga pas. Faleminderit të gjithë atyre që na votuan dhe na besuan të ardhmen e vendit”, tha Majko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.