🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,317 ▼0.32%
DOW 50,176 ▼1.15%
NASDAQ 24,387 ▲0.24%
NAFTA 83.14 ▼1.78%
ARI 3,754 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,137 ▼ -1.4% ETH $1,769 ▼ -0.59% XRP $0.9777 ▲ +2.08% SOL $73.5300 ▲ +1.76%
S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,176 ▼1.15 % NASDAQ 24,387 ▲0.24 % NAFTA 83.14 ▼1.78 % ARI 3,754 ▼2.86 % S&P 500 7,317 ▼0.32 % DOW 50,176 ▼1.15 % NASDAQ 24,387 ▲0.24 % NAFTA 83.14 ▼1.78 % ARI 3,754 ▼2.86 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Malaj prezanton buxhetin 2027: Shpenzimet publike kalojnë 10 miliardë euro, ekonomia pritet të rritet me 4%

Ministri i Financave, Petrit Malaj, e cilësoi projektbuxhetin e vitit 2027 si historik, pasi shpenzimet publike të parashikuara për vitin e ardhshëm kalojnë 10 miliardë euro.

Gjatë prezantimit në Kuvend, Malaj deklaroi se fondet do të rriten në sektorët kryesorë, me fokus te mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe siguria e vendit.

Projektbuxheti mbështetet në tre shtylla kryesore: mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal dhe investimet e reformat në funksion të integrimit europian.

“Përmes tij kemi përcaktuar se si do të shpërndahen fondet publike, cilat nevoja do të marrin përparësi, cilët sektorë do të mbështeten dhe mbi të gjitha çfarë Shqipërie duam të ndërtojmë. Ndaj ky projektbuxhet qëndron mbi tre shtylla të forta. E para ka të bëjë me mirëqenien sociale dhe me mbrojtjen për qytetarët. Shtylla e dytë ka të bëjë me stabilitetin fiskal dhe financat publike të qëndrueshme dhe shtylla e tretë ka të bëjë me investimet, reformat, por edhe proceset integruese në Bashkimin Europian”, nënvizoi Malaj.

Sa i përket treguesve ekonomikë, ministri bëri të ditur se ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me rreth 4% gjatë vitit 2027. Ndërkohë, papunësia ka zbritur në 8.3%, niveli më i ulët historik, ndërsa investimet e huaja direkte u rritën me 50.8% në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 1.1 miliardë euro.

Malaj theksoi gjithashtu se qeveria synon të vijojë konsolidimin fiskal, me një deficit buxhetor prej 2.3% të PBB-së dhe uljen e borxhit publik në 52.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2027.

Sipas ministrit, synimi i projektbuxhetit është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe financiar, duke e përkthyer rritjen ekonomike në më shumë mirëqenie, vende pune dhe shërbime publike më cilësore për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.