⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,376 ▲0.03%
NASDAQ 26,461 ▲1.12%
NAFTA 99.83 ▼1.9%
ARI 4,072 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,580 ▲ +0.33% ETH $2,345 ▲ +0.8% XRP $1.3193 ▲ +1.56% SOL $100.7700 ▼ -0.48%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mali i Zi jep shpresa për korrigjimin e kufirit me Kosovën

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.

Kështu thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila shton se ka mbetur mundësia për korrigjime eventuale teknike të kufirit, njofton FoNet.

“Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit, gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike, me rastin e demarkimit të kufijve në teren”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

“Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”.

“Duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratëne MPJ të Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.