☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,880 ▼0.88%
NASDAQ 25,404 ▼2.98%
NAFTA 104.58 ▲2.53%
ARI 3,905 ▼3.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,244 ▼ -4.95% ETH $2,223 ▼ -5.63% XRP $1.2449 ▼ -4.19% SOL $94.8200 ▼ -6.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,880 ▼0.88 % NASDAQ 25,404 ▼2.98 % NAFTA 104.58 ▲2.53 % ARI 3,905 ▼3.13 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,880 ▼0.88 % NASDAQ 25,404 ▼2.98 % NAFTA 104.58 ▲2.53 % ARI 3,905 ▼3.13 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Malisheva mposht Hibernianin, një hap larg një tjetër historie evropiane





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 23, 2026

Malisheva mposht Hibernianin, një hap larg një tjetër historie evropiane


FC Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në historinë e klubit, duke mposhtur 2:0 skuadrën skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Takimi, i zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë solli një tjetër paraqitje të shkëlqyer të përfaqësuesit kosovar në arenën evropiane.

Heroi i ndeshjes ishte Kreshnik Uka. Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në edicionin e kaluar, me 19 gola, zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, pasi u shërbye në mënyrë ideale nga Arlind Veliu dhe realizoi nga afërsia.

Uka ishte protagonist edhe në golin e dytë. Në minutën e 90-të ai asistoi për Valmir Nafiun, i cili vulosi fitoren 2:0 dhe i dha Malishevës një epërsi të rëndësishme para ndeshjes së kthimit, që zhvillohet pas një jave në Skoci.

Për Malishevën kjo është paraqitja e tretë radhazi në kualifikimet e garave evropiane, ndërsa skuadra po vazhdon të shkruajë histori. Në raundin e parë kualifikues, ekipi kosovar eliminoi Vllazninë e Shkodrës.

Në anën tjetër, Hiberniani është një emër me traditë në futbollin skocez, me katër tituj kampioni dhe tre trofe të Kupës së Skocisë, ndonëse titullin e fundit e ka fituar në edicionin 1951/52.

Skuadra që siguron kualifikimin nga kjo përballje do të luajë në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League ndaj fituesit të çiftit Bravo (Slloveni) – Shkëndija e Tetovës.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.