🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,475 ▼0.35%
DOW 51,689 ▲0.24%
NASDAQ 26,224 ▼1.11%
NAFTA 73.33 ▼3.32%
ARI 4,201 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,706 ▲ +1.14% ETH $1,746 ▲ +1.34% XRP $1.1422 ▲ +0.21% SOL $73.4600 ▼ -0.61%
S&P 500 7,475 ▼0.35 % DOW 51,689 ▲0.24 % NASDAQ 26,224 ▼1.11 % NAFTA 73.33 ▼3.32 % ARI 4,201 ▼1.05 % S&P 500 7,475 ▼0.35 % DOW 51,689 ▲0.24 % NASDAQ 26,224 ▼1.11 % NAFTA 73.33 ▼3.32 % ARI 4,201 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Malltezi në “Top Story”: Studio që projektoi sheshin “Skënderbej”, ndërtoi vilën e Ramës në Surrel

Koordinatori për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka bërë një denoncim në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel. Sipas tij firma holandeze 51N4E që fitoi sheshin “Skënderbej”, të prezantuar pak ditë më parë, ka qenë projektuesja e vilës së kryeministrit Edi Rama të ndërtuar në Surrel. Edhe pak kohë mediat holandeze shkruan për lidhjet e kësaj firme me kryeministrin Rama. Sipas gazetës presigjioze belge “De Morgen”,  në një artikull të titulluar «Afera në Shqipëri shporr arkitektin belg»,  thuhet se zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte e rastësishme edhe për nismën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, “Atelier Albania” . “Kompania 51N4E, e bashkë-themeluar nga arkitekti Peter Swinnen, shpallësi i tenderit, ka lidhje te forta me Qeverinë Shqiptare » thuhet në artikullin e kësaj gazete.

Kompania 51N4E,  e bashkëthemeluar nga Peter Swinnen, shpallësi i tenderit për  nismën «Atelier Albania », ka qene nje nga kompanitë arkitekturore më të rëndësishme per Ramën. Kjo kompani ka bere projektin per « Sheshin Skenderbej », që zgjati per 4 vite me rrallë duke mbajtur peng gjithe trafikun në Tiranë dhe si përfundim nuk u realizua kurrë.  Po ashtu, fituesi  i tenderit të projektit të » Lungo Mares » në Vlorë u shpall në 21 shkurt 2014 Xaveer de Geyter me studion “XDGA ». Vetëm disa muaj më pas, në korrik të 2014, u evidentua, se projekti kishte probleme. Xaveer de Geyter ka qenë pjesë e komisionit vlerësues për projektin e «  Sheshit Skënderbej ».  dhe i njohur i Peter Swinnen. Xaveer de Geyter rezulton gjithashtu se ka redaktuar manualin për kompaninë 51N4E.

Në Shqipëri, studio e tij ka projektuar edhe të tjera objekte si qendra e biznesit që ngrihet pranë sahatit të Tiranës, pikërisht në rrënjët e hamamit të njohur si objekt kulture. Lidhjet e belgut me kryeministrin Rama duket se janë edhe personale pasi është pikërisht Janssens që ka ideuar dhe projektuar shtëpinë e re të kryeministrit Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.