⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,828 ▲ +0.77% ETH $2,356 ▲ +1.56% XRP $1.3065 ▲ +2.5% SOL $101.8800 ▲ +1.47%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedoni, 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Në dy afatet e regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027, në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 15.705 nxënës, ndërsa mbi 9.000 vende të parashikuara nga konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë mbetur ende të lira.

Sipas të dhënave zyrtare, në afatin e parë të regjistrimit u regjistruan 13.423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë edhe 2.927 të tjerë.Nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, 11.171 nxënës do ta ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 4.241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe.

Pjesa më e madhe e semimaturantëve kanë zgjedhur arsimin profesional. Gjithsej 10.823 nxënës janë regjistruar në shkollat profesionale, 4.653 në gjimnaze, ndërsa 229 në Akademinë e Sportit.

Për nxënësit që kanë paraqitur dokumentacion në afatin e dytë dhe ku ka më shumë kandidatë se vende të lira, testi klasifikues do të mbahet më 29 qershor, ditë kur do të publikohen edhe rezultatet.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këtë vit parashihte mbi 25.000 vende të lira në 109 shkolla të mesme publike në vend. Prej tyre, mbi 17.000 vende ishin të dedikuara për arsimin profesional, rreth 6.000 për gjimnazet dhe 570 vende për arsimin artistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.