🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 30 April 2026
S&P 500 7,136 ▼0.04%
DOW 48,862 ▼0.57%
NASDAQ 24,673 ▲0.04%
NAFTA 109.24 ▲2.21%
ARI 4,568 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $75,829 ▼ -1.45% ETH $2,250 ▼ -2.57% XRP $1.3702 ▼ -1.31% SOL $82.8700 ▼ -1.89%
S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 109.24 ▲2.21 % ARI 4,568 ▲0.15 % S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 109.24 ▲2.21 % ARI 4,568 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Maqedoni: Duhen katër muaj për pastrimin e Listës zgjedhore

bbbbbLista e zgjedhësve nuk mund të pastrohet deri më 24 prill. Për këtë nevojiten 3 deri në 4 muaj. Qëndrimin e këtillë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski ua kumtoi përfaqësuesve të partive politike të cilët morën pjesë në takimin urgjent me ndërmjetësin belg, Piter VanHoute. Çiçakovski nuk deshi të flasë para kamerave, por atë që e ka thënë në takimin e punës, gazetarëve ua ndau në formë të shkruar.

Në informimin me shkrim nga kryetari i KSHZ-së thuhet:

“Në pyetjen se a mundet më 24 prill të mbahen zgjedhje? Përgjigja ime është se teknikisht, zgjedhjet mund të mbahen, por kontrollimi dhe pastrimi i Listës së Zgjedhësve nuk mund të bëhet. Kjo do të thotë se nuk mund të sigurohet Listë e Zgjedhësve e cila do të jetë e besueshme për të gjithë. Në këtë afat të shkurtër, kontrollimi i Listës së Zgjedhësve mund të jetë improvizim, ndërsa me një veprim të tillë ne nuk mund të kemi Listë të besueshme të zgjedhësve dhe zgjedhje të besueshme”, thuhet në komunikatatën e KSHZ-së.

Si argument Çiçakovski e përmend faktin se në fillim pati vonesa në formimin e KSHZ-së, ndërsa më pas thekson problemet gjatë ekipimit të KSHZ-së. Takimi i grupeve të punës ku pikë e vetme ishte gatishmëria e KSHZ-së, kaloi në atmosferë të tensionuar. Pas më pak se tre orësh, përfaqësuesit e partive politike u larguan nga Klubi i deputetëve, ndërsa deklaratë për mediat dha vetëm ndërmjetësi Piter VanHoute. Ai dërgoi porosinë se zgjedhje mund të organizohen në çdo kohë, por pyetja është nëse ato do jenë legjitime. Prandaj është shumë me rëndësi, sipas tij që në fillim të bëhet pastrimi i Listës së Zgjedhësve.

“Teknikisht, në çdo kohë mund të organizohen zgjedhje dhe ky është qëndrimi edhe i komisionerit Han. Problemi që duhet të merret parasysh është besueshmëria e këtyre zgjedhjeve. Për të pasur zgjedhje të besueshme, e jo vetëm zgjedhje, por të ketë zgjedhje të mira, duhet të kemi listë të zgjedhësve tërësisht të pastruar. Pra, së pari të pastrohet lista e zgjedhësve dhe më pas të ketë zgjedhje”, u shpreh Piter Van Houte, ndërmjetës.

Bisedimet për funksionimin e KSHZ-së, sipas Vanhojte duhet të vazhdojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku katër partitë politike kanë përfaqësuesit e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.