Nikolla Gruevski dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri ne qershor të këtij viti kur pushtetin e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE arriti të fitojë vetëm pese prej 80 komunave duke shënuar rezultatin më të dobët që nga vendosja e pluralizmit. Kryetar i ri partisë më të madhe të opozitës do të zgjidhjet në kongresin e jashtëzakonshme pas dy javësh.
Si kandidatë të mundshëm për pasimin e tij përmenden deputetët, Ilija Dimovski dhe Antonio Mislloshoski, ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ish-Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Dimitrov, por edhe ish Kryetarit të partisë, Lubço Georgievski.
Largimi i Gruevskit nga partia vjen ne kohen kur ai dhe shumë pjesëtarë te tjerë të saj po përballen me procese gjyqësore për vepra të rënda penale.
Ndaj Gruevskit po zhvillohen së paku katër procese për mashtrime zgjedhore, abuzime me tendera, e vepra tjera.
Ndërkohë, gjashtë deputetë të VMRO-së po gjykohen për dhunën e ushtruar në Kuvend. Tre prej tyre janë në paraburgim prej 30 ditësh ndërsa tre të tjerë gjenden në arrest shtëpie.