Kronika

Goditet rrjeti i prostitucionit, “Bujtina” arreston dy tutorët

Policia e Durrësit ka goditur një rast prostitucioni duke vënë në pranga dy tutorët, një klient dhe vajzën që prostituonte.

Në sajë të operacionit “Bujtina” janë vënë në pranga P. B., 66 vjeç dhe S. G., 60 vjeçe të cilët dyshohet se janë tutorë. Gjithashu është arrestuar B. S, 36 vjeçe e dënuar dhe më parë për veprën e prostitucionit, si dhe klientin P.L. 43 vjeç.

Pas dy muajsh hetim rezultoi se pronari 66-vjeçar dhe S. G, administratore e lokalit, kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2000-3000 lekë, me klientë të këtij lokali.

36-vjeçarja B. S.  është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me klientin P.L.

Hetimet kanë nisur për shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e lokaleve për prostitucion dhe prostitucion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button