MaqedoniaRajoni

Maqedoni, ministrat e rinj në “skanerin” e Prokurorisë Speciale

Ministrat e rinj të qeverisë së Maqedonisë do të hyjnë në “skanerin” e Prokurorisë Speciale.
Emrat e propozuar do të verifikohen me kujdes nga ky institucion, që do të shohë nëse janë të përfshirë në afera korruptive apo skandale të tjera që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve ose detyrës zyrtare. Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e konfirmoi një gjë të tillë pas takimit me të mandatuarin Zoran Zaev, njeriu që do të drejtojë qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme.
Ahmeti theksoi se Zaev do të verifikojë në institucione pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së. Zaev thotë se materialet janë dorëzuar që të gjitha dhe tani pritet se ç’do të thotë Prokuroria Speciale.
Sipas mediave vendase, ka mundësi që dy kandidatë të mos e plotësojnë kushtin e pastërtisë së figurës për të mbajtur portofole ministrore, por kjo mbetet për tu parë. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka sqaruar më tej vendimin e tij për të mos qenë pjesë e qeverisë së re. “Përfundoi koha kur shqiptarët bëheshin pjesë e qeverive pa marrëveshje”, tha Kasami për gazetarët, dhe e sfidoi Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin, duke u kërkuar të dalin e të tregojnë publikisht se për çfarë janë marrë vesh mes tyre për bashkëqeverisje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button