🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,213 ▲ +0.99% ETH $1,746 ▲ +2.58% XRP $1.1348 ▲ +4.54% SOL $82.7000 ▲ +1.92%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta doganore

Drejtoria doganore e Maqedonisë dhe Shqipërisë po thellojnë bashkëpunimin me një Protokoll të ri për kontrolle doganore në vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Drejtoria e Doganave njoftoi se përmirësimi i menaxhimit kufitar në vendkalimet kufitare me Shqipërinë, përmes kontrolleve më efikase dhe lehtësimit të tregtisë, do të mundësojë përshpejtimin e integrimit rajonal në BE.

“Prandaj, në fokusin e administratave doganore do të jetë përmirësimi i procedurave doganore që do të përcaktohen me Protokollin e ri për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet shteteve për vendkalimet e përbashkëta kufitare,” njoftoi Drejtoria e Doganave

Informuan se delegacione nga të dy drejtoritë doganore, të udhëhequra nga drejtorët Boban Nikollovski dhe Besmir Beja, së bashku me përfaqësues të lartë të OSBE-së, kryen një inspektim të mënyrës së menaxhimit të vendkalimit kufitar Qafë Thanë, pas së cilës u mbajt edhe një takim ku të tri palët diskutuan për zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe Protokollit.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë është shndërruar në një partneritet të vërtetë të bazuar në besim të ndërsjellë, komunikim të hapur dhe mirëkuptim të përbashkët se menaxhimi efikas i kufijve është me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik, lidhjen rajonale dhe sigurinë e shteteve tona dhe të rajonit,” theksoi Nikollovski, duke shtuar se nënshkrimi i Protokollit duhet të rezultojë në uljen e kohës së pritjes dhe në përshpejtimin e qarkullimit të tregtisë, rritjen e besimit të komunitetit të biznesit dhe përshpejtimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe mallrave.

Drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë, Beja, theksoi se takime të tilla janë dëshmi se përparimi është i mundur nëse të dyja palët punojnë së bashku.

“Bashkëpunimi i drejtorive doganore është shembulli më i mirë se si mund t’i përmirësojmë kushtet – si për qytetarët, ashtu edhe për komunitetin e biznesit në vendet tona. Drejtoria Doganore e Maqedonisë ka një reputacion të mirë si institucion që ka bërë përparimin më të madh. Me Protokollin do t’i koordinojmë proceset doganore dhe do t’i përdorim së bashku burimet që kemi në dispozicion, dhe kjo është pikërisht në drejtim të kontrolleve më të mira dhe lehtësimit të tregtisë,” deklaroi Beja.

Drejtuesi i Programit për reforma në polici dhe sistemin penalo-juridik në Misionin e OSBE-së në Shkup, Eduard Anderson, tha se është privilegj të jesh pjesë e një ngjarjeje historike që “jo vetëm e avancon veprimin e përbashkët, por edhe e rrit sigurinë e qytetarëve të të dyja shteteve”.

Darko Angelov, shef i Departamentit për bashkëpunim në fushën e sigurisë në Misionin e OSBE-së në Tiranë, theksoi se Protokolli është një kulminim i suksesshëm i një bashkëpunimi dhjetëvjeçar në fushën e menaxhimit të kufijve, i cili është ndërtuar dhe përmirësuar vazhdimisht me mbështetjen edhe të misioneve të OSBE-së në Maqedoni dhe Shqipëri. Ai shtoi se është përshkuar një rrugë e gjatë që nga krijimi i qendrës së parë policore të kontaktit për bashkëpunim, e cila tani është zgjeruar edhe në pjesën doganore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë Doganore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.